Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ambasadori italian Fabrizio Bucci dhe ajo suedeze Elsa Hassad kanë kaluar këtë të dielë duke shëtitur Tiranën.

Përmes një postimi në Instagram, Kim ka publikuar një foto me ambasadoren suedeze në qendër të kryeqytetit pranë statujës së ‘Skënderbeut’.

Më tej Kim ka shëtitur edhe në Kodrat e Liqenit Artificial, ku duket se ka shkëmbyer biseda të shkurtra me qytetarët, ndërsa është ndalur edhe për të blerë gështenja.

Po ashtu kanë shijuar edhe disa tinguj muzike tek Liqeni si dhe disa gështenja.