Në vizitën e sotme me prefekten e Vlorës, Etjona Hoxha ambasadorja ka kërkuar garanci për trajtimin e çështjes së Himarës me më shumë dashamirësi ndërsa prioritet mbetet trajtimi i banorëve të kësaj zone.
“Jam këtu për një takim të mirëfilltë bashkëpunimi, me Vlorën dhe zonat e saj periferike. Jemi të interesuar për të pasur një marrëdhënie të qëndrueshme mes dy shteteve. Po shohim bashkëpunimet edhe me Bashkinë e Vlorës, universitetin etj. Banorët e Himarës duhet të trajtohen me kujdes të veçantë dhe për më tepër projekt të mos i cënojnë këta të fundit. Shteti grek është i vëmendshëm për të gjitha zonat minoritare dhe jo vetëm Himara” deklaroi ajo.
E pyetur rreth deklaratave të ministrisë së Jashtme greke, ambasadorja theksoi se vjen për herë të Vlorë dhe nuk do të preferonte të bënte komente politike. Ndërkohë prefektja e Vlorës, garantoi se projekti do të ecë përpara ashtu si edhe një numër i konsiderueshëm projektesh të cilat kanë gjetur zbatim në qarkun e Vlorës.
Banorët e Himarës kundërshtojnë projektin e shëtitores, ndërsa ka pasur kërcënime edhe nga Greqia me bllokim të integrimit nëse nuk shikohet cështja me prioritet.
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO









