TIRANË- Me marrjen e detyrës si kreu i ri i SPAK, Altin Dumani ka pritur në zyrë ambasadoren e BE, Christiane Hohmann. Në fokus të bisedës së tyre ishin lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar që ndikojnë në avancimin e procesit të anëtarësimit në BE.
“Bisedë e mirë me Kryeprokurorin e ri të SPAK, Altin Dumani. BE ???????? mbështet plotësisht një SPAK të pavarur dhe efektiv. Lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar mbetet çështje kyçe për avancimin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”, tha ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann.
Këto takime vijnë pas emërimit të Dumanit në krye të SPAK. Më herët ai është takuar me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, me kreun e KLSH, Arben Shehu, si edhe me ambasadorin Italian, Fabrizio Bucci.
Altin Dumani u zgjodh në krye të SPAK të premten e datës 16 dhjetor duke marrë 5 vota nga 10 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që morën pjesë në zgjedhjen e kryeprokurorit të Prokurorisë së Posaçme.