“Kufijtë e Kosovës janë përcaktuar dhe Qeveria e SHBA e përkrah Kosovën në ata kufij si shtet të pavarur e demokratik”.
Kështu ka deklaruar, ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jaccobson.
Ajo është shprehur se “marrëveshja për formimin e Asociacionit serb të komunave do të jetë në përputhje me ligjet e Kosovës”.
“Ligjet e Kosovës janë shumë përparimtarë dhe u japin një numër të madh kompetencash pushtetit lokal”, ka thënë ambasadorja amerikane për TV Most në Zveçan, duke shfaqur shpresën se bashkësia do të ndihmojë përfaqësuesit e kuvendeve të bashkëpunojnë dhe të marrin vendime të rëndësishme për planifikimin urban, për arsim etj.
Duke folur për njohjen e kufijve të Kosovës dhe përkrahjen e saj si shtet, Tracey Ann Jaccobson ka vijuar:
“Konsiderojmë se Serbia e Kosova duhet të vazhdojnë rrugën e drejt integrimeve evropiane dhe për këtë arsye është i rëndësishëm normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy shteteve”.
Ajo ka ftuar qytetarët e Mitrovicës veriore që të dalin në zgjedhjet e 23 Shkurtit për të zgjedhur prefektin. Tracey Ann Jaccobson ka qëndruar gjatë ditës në Zveçan dhe ka vizituar tri ndërmarrje, që kanë përfituar grante nga qeveria amerikane.
Redaksia online
(bg/ shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com