Besiana Kadare, ambasadorja e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara i ka paraqitur sot letrat kredenciale Sekretarit te Përgjithshëm, Ban Ki-Moon.
Ajo është shprehur së është kënaqësi dhe privilegj të përfaqësosh Shqipërinë në OKB, përmes një postimi në rrjetet sociale së bashku me foton me Sekretarin e Përgjithshëm.
Kadare përpara kësaj detyre ka përfaqësuar disa vite më parë Shqipërinë në UNESCO si dhe ka punuar për disa vjet si diplomate edhe në Misionin Shqiptar në OKB, të cilin është rikthyer për ta drejtuar.
Ajo zëvendëson në këtë detyrë, Ambasadorin Feir Hoxha që e mbylli me sukses mandatin e tij gati gjashtëvjeçar, në nëntor, të vitit të kaluar.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com