Ambasadorja Kim prezanton piloten shqiptare, pjesë e ushtrisë amerikane: Njeri që njeh punën e palodhur... S'e mendonte kurrë se do ta shihte Shqipërinë

Ambasadorja Kim prezanton piloten shqiptare, pjesë e ushtrisë amerikane: Njeri që njeh punën e palodhur... S'e mendonte kurrë se do ta shihte Shqipërinë

Valdeta Mehanja

Stërvitja ushtarake "Defender 2021" ka sjellë për herë të parë në vendin tonë, piloten shqiptare Valdeta Mehanja, e lindur në Kosovë por shtetase amerikane. Historinë e togeres shqiptare, e ka postuar në profilin zyrtar në “Facebook”, Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila, ku në deklaratën e saj thuhet se nuk e mendonte kurrë se do mund të shihte Shqipërinë.

"Unë nuk e kisha vizituar kurrë Shqipërinë më parë. Është një ndjenjë e jashtëzakonshme të jem këtu, si pilote, në uniformë dhe me Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara", ka thënë togerja, siՎ shkruhet në postimin e ambasadores.

Mundësia për të ardhur në vendin tonë, togerja thotë se e ka bërë të lumtur.

"Unë nuk do t’a kisha patur kurrë këtë mundësi për të fluturuar rreth Shqipërisë nëse nuk do të ishte për Ushtrinë. Mundësia për t’a përjetuar këtë, më bëri shumë të lumtur".

 Valdeta Mehanja, ishte teogerja e 2-të, një pilote në ushtri, mban ngjyrat e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. Kim në postimin e saj e përshkruan atë si një pilote të palodhur.

"Nëse ka njeri që e njeh punën e palodhur dhe vendosmërinë, ajo është Togerja e 2-të Valdeta Mehanja, pilote me Regjimentin e Aviacionit 1-131. Mehanja, shqiptare e lindur në Kosovë dhe shtetase amerikane, nuk e mendonte kurrë se do mund të shihte Shqipërinë", shkruan Kim.

Mehanja thotë se ky mision ndihet si "plotësimi i një rrethi". Ajo u rrit e varfër dhe familja e saj u bë refugjate gjatë luftës. Vite më vonë, si kontraktor për Departamentin e Mbrojtjes, autokolona e saj që udhëtonte për në Bagdad u zu pritë nga mjete shpërthyese të improvizuara dhe të shtëna me armë.

"Kjo më bëri të dëshiroj të bashkohem me aviacionin. E dija që kisha një mision më të madh".

Që atëherë, Mehanja e ka arritur atë qëllim dhe është bërë një pilote për Ushtrinë Amerikane.

"Isha aq e ngazëllyer. Nuk mund ta besoja që njësia e Gardës në të cilën unë u bashkova po shkonte në Shqipëri. Nuk e kuptova sa i bukur është ky vend derisa të fluturoja përreth maleve. Unë nuk mendoj se mund të kisha vizituar Shqipërinë në një mënyrë më të mirë", tha ajo.

Që kur mbërriti në Shqipëri, Mehanja ka fluturuar në misione dhe ka shërbyer si përkthyese dhe këshilltare kulturore për Amerikanët dhe Shqiptarët që punojnë së bashku. Ajo thotë se ka qenë e lumtur të marrë përsipër detyrat shtesë.

"Nëse punojmë së bashku, do të jemi më të fortë së bashku", shpjegoi ajo. "Unë mendoj se mbajtja e partneritetit dhe misionet e vazhdueshme dhe trajnimi së bashku do të hapë një dritare krejt tjetër për të përjetuar kultura të tjera."

Stërvitja e armatosur e NATO-S “Defender Europe 21”, prej më shumë se një muaji u zhvillua në Shqipëri. Në të, u angazhuan forca ushtarake nga shumë vende të botës, e një ndër ta, ishin të ushtrisë amerikane. Defender  është stërvitja më e madhja ushtarake që pret Shqipëria si aleate e NATO-s, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe, aleate dhe partnere nga 27 vende për të kryer operacione të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në më shumë se 12 shtete, nga Balltiku dhe Afrika në Detin e Zi dhe Ballkan

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rem: 09/06/2021 18:05

    e kujt i plasi, dje nje kurd u prezantua ne azerbajxhan si ushtar i armenise, po ca jan keto lajme o idioter

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës