Kim takon gjyqtarët e Apelit të GJKKO: Ju nxis të bëni punën duke zbatuar ligjin, SHBA do qëndrojë krah jush

Kim takon gjyqtarët e Apelit të GJKKO: Ju nxis të bëni punën duke zbatuar ligjin, SHBA do qëndrojë krah jush

Ambasadorja Yuri Kim me gjyqtarët e Apelit në GJKKO

TIRANË- Ambasadorja Yuri Kim ka zhvilluar një takim me gjyqtarët e Apelit të GJKKO. Ky takim vjen dy ditë pasi takoi edhe gjyqtarët e Shkallës së Parë në GJKKO. E pranishme në takim ka qenë edhe kryetarja e KLGJ Naureda Llagami.

Kim ka shpërndarë foto nga takimi me gjyqtarët, ndërsa i inkurajon ata që të bëjnë punën e tyre me ndershmëri e komfort ligjit. Kim bën të qartë se SHBA do të mbështesë reformën në drejtësi dhe do të luftojë bashkë me ta për një sistem drejtësie të pakapur. Ambasadorja thotë se Shqipëria ka bërë përpara sa i takon reformës në drejtësi, por ka ende shumë punë.

“E nxis çdo gjyqtar dhe prokuror të këtij vendi që ta bëjë punën e tij me ndershmëri, duke zbatuar pa mëdyshje ligjin, me guxim dhe krenari. Ne do të qëndrojmë krah jush, do të vazhdojmë të luftojmë bashkë me ju", shkruan ambasada e SHBA. 

Vetëm një ditë më parë Kim mori pjesë në ceremoninë e 30-vjetorit të Gjykatës Kushtetuese. Kim dha një mesazh të qartë për për çdo individ që ka dalë hapur kundër Reformës në Drejtësi! “Koha kur gjyqtarët bliheshin e kërcënoheshin mbaroi! Keni mbushur xhepat tuaj dhe të fëmijëve, tani ndaloni”, tha Kim, duke theksuar se Reforma në Drejtësi po jep rezultate.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:09
Kim me gjyqtarët e Apelit të GJKKO: Ju nxis të bëni punën duke zbatuar ligjin, SHBA do qëndrojë krah jush

Ambasadorja Kim u takua sot me gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

“Nuk mund të theksojmë mjaftueshëm rëndësinë e një gjyqësori të drejtë, të paanshëm dhe të guximshëm, jo vetëm për popullin shqiptar, por edhe për miqtë dhe aleatët e tyre. Shqipëria po ecën përpara, jo pa vështirësi, por megjithatë po ecën. Rruga përpara, është e vetmja rrugë për të moshuarit shqiptarë, të cilët nuk hoqën kurrë dorë nga shpresa dhe për djemtë dhe vajzat e reja, të cilët kanë aq shumë nevojë për të. E nxis çdo gjyqtar dhe prokuror të këtij vendi që ta bëjë punën e tij me ndershmëri, duke zbatuar pa mëdyshje ligjin, me guxim dhe krenari. Ne do të qëndrojmë krah jush, do të vazhdojmë të luftojmë bashkë me ju".

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nasho: 25/10/2022 00:34

    Moj zonje, bej detyren tende si ambasadore dhe shmangi presionet sepse kjo qe po beni ju eshte cenim i paster i sovranitetit..

    Përgjigju
  • Miku: 21/10/2022 16:09

    Faleminderit Yuri Kim qe po ndihmon Shqiperine te dale nga ky qorrsokak ku e kane futur politikanet tane hajdut SHBA-ja ka qene dhe mbetet miku me i math per shqipetaret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën