Kim takon gjyqtarë të GJKKO: Kriminelët po e ndjejnë presionin! Rezistoni! Shqipëria s'kishte parë kurrë zyrtarë të lartë fajtor me vendime përfundimtare

TIRANË- Ambasadorja amerikan Yuri Kim ka dhënë mesazhe të forta pas takimit që zhvilloi ditën e sotme me gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë dhe gjithashtu i ka inkurajuar që të vijojnë punën e tyre pavarësisht presioneve të ndjeshme ndaj tyre.

‘Shqipëria nuk ka parë kurrë që zyrtarët të lartë të shpallen fajtor me vendime përfundimtare!’ nënvizoi ambasadorja Yuri Kim në reagimin e saj, e paralajmëroi se është një kohë kritike për Reformën në Drejtësi.

Sipas diplomates amerikane, kriminelët tashmë po ndjejnë presionin dhe kjo do të thotë se përpjekjet e tyre do të jenë më intensive, ndërsa u bëri thirrje gjyqtarëve që të rezistojnë.  Kim theksoi se SHBA nuk dëshiron që gjykata të kthehet në mënyrat e vjetra.

'Vendimet tuaja kanë rritur besimin e publikut tek institucionet e drejtësisë, u mundësuan partnerëve ndërkombëtarë që të fillojnë sërish t'u besojnë homologëve shqiptarë dhe më e rëndësishmja, u thanë njerëzve të këqinj se ligji po funksionon.'- shkruan Kim.

Ambasadorja amerikane zhvilloi takimi në orët e para të mëngjesit, ku u takua me kryetaren në detyrë të GJKKO, Irena Gjoka.

Kim i përgëzoi gjyqtarët për punën e palodhur dhe përkushtimin e tyre, veçanërisht ndërsa Gjykata nuk është plotësuar ende me 16 gjyqtarët e nevojshëm dhe ka një numër gjithnjë e më në rritje të çështjeve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:12
Yuri Kim takon gjyqtarët e GJKKO-së:  Shqipëria s’ka parë kurrë që zyrtarët e lartë të shpallen fajtor! Kriminelët po e ndjejnë presionin, rezistoni

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka takuar gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë. Sipas diplomates amerikane vendimet e tyre kanë rritur besimin tek institucionet e drejtësisë, ndërsa shtoi se kjo është një kohë kritike për Reformën në Drejtësi, pasi kriminelët po ndjejnë presionin.

Ambasadorja i përgëzoi gjyqtarët për punën e palodhur dhe përkushtimin e tyre, veçanërisht ndërsa Gjykata nuk është plotësuar ende me 16 gjyqtarët e nevojshëm dhe ka një numër gjithnjë e më në rritje të çështjeve.

“Vendimet tuaja kanë rritur besimin e publikut tek institucionet e drejtësisë, u mundësuan partnerëve ndërkombëtarë që të fillojnë sërish t'u besojnë homologëve shqiptarë dhe më e rëndësishmja, u thanë njerëzve të këqinj se ligji po funksionon. Shqipëria nuk ka parë kurrë që zyrtarë të tillë të lartë të shpallen fajtorë me vendime përfundimtare. Kjo është një kohë kritike për reformën në drejtësi. Kriminelët po e ndjejnë presionin. Kjo do të thotë se përpjekjet e tyre do të jenë edhe më intensive dhe ju duhet të rezistoni. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe populli shqiptar nuk duan që gjykata të kthehet në mënyrat e vjetra. Le të sigurohemi që ato kohë të mbeten në të kaluarën, njëherë e përgjithmonë”, u tha Ambasadorja gjyqtarëve.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leo: 25/10/2022 09:17

    Elsa Ulliri ne spak qe ketu mbaroj muhabeti. O Elsa me cfare e bleve Audin me leket e Sokol Tomes apo me ato qe ndave me Edisonin

    Përgjigju
  • Amelia: 19/10/2022 19:13

    Kush po e ndjen presionin dhe nga kush. Ata qe kane shitur integritetin per te kaluar vettingun. Humore vjeshte jane keto vizita. Me cfare cilesie shkon kjo zonja dhe jep orientime? Apo drejtesia e re e reformes se vjeter.

    Përgjigju
  • Eda: 19/10/2022 14:26

    Zonja ambasadore mos harroni ju lutem te vizitoni ate prokuroren e spak qe dje pushoi dosjen e e metes per vjedhjen e floririt ne krrab,se nuk e beson njeri kete vendim

    Përgjigju
  • Fabio: 19/10/2022 14:26

    Ginjenn

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse

'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse