Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka shprehur indinjatën e saj për lirimin nga burgu të Enver Sekiraqa, i akuzuar për  për vrasjen e policit Tiumf Riza, ditën e djeshme është liruar nga masa e paraburgimit. Ambasadorja Çitaku në profilin e saj në Facebook shkruan:

“E mbajë mend fare mirë, gjatë viteve 1990, vajzat e Prishtinës më shumë kanë pasë frikë nga Enver Sekiraqa, se nga policia e Serbisë. Një kriminel ordiner, i përfshirë në dhunime, zhvatje, vrasje, sot është i lirë. Nga gjygjtarë të EULEX dhe të Kosovës.

Ndaj Enver Sekiraqaj është bërë ndryshimi i dënimit nga gjykata e shkallës së parë nga 37 vite burg në arrest shtëpiak.

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com