Ambasadori i SHBA në Beograd: Kosova duhet të pezullojë taksën që të vazhdojë dialogu

Ambasadori i SHBA në Beograd: Kosova duhet të pezullojë taksën që të vazhdojë dialogu

Ambasadori i SHBA në Serbi Kyle Scott

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott ka theksuar se Kosova duhet të pezullojë taksën me Serbinë në mënyrë që të vazhdojë dialogu.

Në një intervistë për mediumin serb “Kurir”, Scott ka ripërsëritur qëndrimin e SHBA-ve për taksën dhe pezullimin e saj.

 Teksa ka folur për emërimin e Matthew Palmer si i dërguar i posaçëm i SHBA-ve për çështjet e Ballkanit, tha se ky i fundit i njeh shumë mirë problemet mes Kosovës dhe Serbisë.

Palmer e njeh shumë mirë problemin mes Kosovës dhe Serbisë dhe regjionin, ai është personi ideal që do të kontribuojë në normalizimin e raporteve. SHBA-të duan që Kosova ta pezullojë taksën, në mënyrë që të rifillojë dialogu me Serbinë. Është e rëndësishme për Prishtinë që të formojë qeverinë e re, ta pezullojë taksën e të vazhdojë dialogu”, ka thënë ambasadori Scott.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë