Ambasdori britanik në Beograd: Britania mbështet minierat e litiumit, por vendimin e merr qeveria serbe
Ambasadori britanik në Serbi, Edward Ferguson
BEOGRAD - Ambasadori britanik në Serbi, Edward Ferguson, ka deklaruar të hënën e 19 gushtit se qeveria britanike e mbështet zhvillimin e mëtejshëm të projektit Jadar, por nëse ky projekt do të vazhdojë apo jo do të jetë tërësisht në duart e autoriteteve serbe.
Në përgjigjen e Fergusonit ndaj një letre të hapur dërguar atij nga një grup ish studiuesish të programit British Chiving, në të cilën ata shprehnin shqetësimet e tyre për minierat e litiumit në Serbi, ambasadori britanik theksoi se qeveria e vendit të tij mbështet zhvillimin e mëtejshëm të projektit Jadar si një e drejtë sovrane e kombit partner, por edhe për shkak të besimit se ai është një projekt i rëndësishëm strategjik për rritjen dhe zhvillimin e ardhshëm të Serbisë.
'"Nëse projekti Jadar do të zbatohet me përpikmëri, do t'i japë Serbisë një shans për të ndërtuar një zinxhir të plotë vlerash të lëvizshmërisë elektrike, nga lëndët e para te automjetet elektrike dhe për t'u pozicionuar në zemër të tranzicionit energjetik evropian", tha Edward Ferguson.
Më 19 korrik 2024 Kancelari gjerman Olaf Scholz, nënpresidenti i Komisionit të BE-së, Maros Sefcovic, dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç nënshkruan në Beograd një marrëveshje bashkëpunimi për shfrytëzimin e lëndëve të para dhe për prodhimin e baterive, veçanërisht për makinat elektrike.
Marrëveshja do të mundësojë nxjerrjen litiumit, një metali i rrallë dhe jashtëzakonisht i kërkuar, nga një minierë në Luginën e Jadarit në Serbinë Perëndimore. Mirëpo kjo gjë jo vetëm ka shkaktuar zemërim mes fermerëve, aktivistëve mjedisorë dhe qytetarëve të thjeshtë për shkak se minierat e litiumit ndotin ujërat nëntokësore me metale të rënda, por gjithashtu është kthyer në një fushë beteje ndërmjetëse e përpjekjeve të Perëndimit për të nxjerrë vendin nga orbitat e Rusisë, aleatit të saj tradicional dhe Kinës.
Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.1%
-
Të gabuar
82.9%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 2908
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lista serbe jashtë zgjedhjeve, ndërkombëtarët: Veprim politik! Vuçiç: Kurti po eleminon të vetmin kundërshtar
24 Dhjetor, 12:16
-
Ambasadori britanik në Kosovë reagon pasi nuk u certifikua Lista Srpska: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore, jo të interesave politike
24 Dhjetor, 10:34
-
Perëndimi shpreh shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe
23 Dhjetor, 21:32
-
Sulmi në kanalin Ibër-Lepenc, ambasadori amerikan në Serbi: Nuk ka prova që vërtetojnë autorësinë e Beogradit
23 Dhjetor, 14:27
-
Protesta masive në Beograd, gazetari nga Presheva në Report Tv: Më e madhja ndonjëherë që kur u rrëzua Millosheviçi! Sjellja arrogante e Vuçiç i ka irrituar më shumë qytetarët
23 Dhjetor, 11:49
-
Protestat në Beograd kundër qeverisë, Vuçiç akuzon studentët: Po paguheni nga Perëndimi
23 Dhjetor, 08:32
-
Beogradi 'mpihet' nga protesta masive kundër Vuçiç dhe qeverisë së tij! Studentë nga 50 fakultete bashkë kundër presidentit serb
22 Dhjetor, 18:35
-
Vjosa Osmani e zemëruar me BE pas samitit të Ballkanit Perëndimor
19 Dhjetor, 11:17
-
Dialogu/ Petkoviç: Komisioni i Përbashkët për personat e zhdukur nis punën në janar, Kosova s'do që të hapë arkivat e UÇK
19 Dhjetor, 09:56
-
Politikani serb paralajmëron ikjen e Vuçiçit nga Serbia: Do të veprojë si Assadi
19 Dhjetor, 09:29
-
Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?
18 Dhjetor, 20:44
-
Dialogu/ Laçak flet pas takimeve në Bruksel: Të themelohet Asociacioni, Serbia të njohë simbolet e Kosovës
18 Dhjetor, 11:20