Ambicia e Trump për Groenlandën, Franca: BE-ja nuk do të tolerojë sulme në kufijtë e saj

Ambicia e Trump për Groenlandën, Franca:  BE-ja nuk do të tolerojë sulme në kufijtë e saj

Jean-Noel Barrot

Ministri i Jashtëm i Francës tha të mërkurën se Bashkimi Evropian nuk do t'i lejojë vendet e tjera të sulmojnë kufijtë e tij sovran, duke iu përgjigjur kësisoj komenteve të presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, për të marrë nën kontroll Groenlandën.

Presidenti i zgjedhur nuk përjashtoi përdorimin e forcës ushtarake apo veprimeve ekonomike për të marrë nën kontroll Kanalin e Panamasë dhe Groenlandën, duke thënë se kontrolli amerikan i dyjave është jetik për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot, tha se nuk besonte që Shtetet e Bashkuara do të pushtonin ishullin e madh në Arktik, që është pjesë e Danimarkës për më shumë se 600 vjet.

“Qartazi nuk ka dyshim që Bashkimi Evropian do t'i lejonte kombet e tjera të botës të sulmonin kufijtë e tij sovranë, kushdo qofshin ata”, tha ai për radion France Inter. “Ne jemi një kontinent i fortë”, shtoi ai.

Komentet e zotit Trump përvijuan më tej një agjendë ekspansioniste, dy javë para se të marrë detyrën me 20 janar në Uashington.

"Nëse po më pyesni nëse unë mendoj se Shtetet e Bashkuara do të pushtojnë Groenlandën, përgjigja ime është jo. Por, a kemi hyrë në një periudhë kohore kur flitet për mbijetesën e më të fortit? Atëherë përgjigja ime është po", tha ministri Barrot.

Ai tha se BE-ja nuk duhet të lejojë veten të frikësohet ose të shqetësohet tepër, por duhet të zgjohet dhe të forcohet./ VOA

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur (VIDEO)

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur (VIDEO)