Portugezi Cristiano Ronaldo ka sjellë në vëmëndjen e publikut se numri 7 është i preferuari prej tij. Pasi u bë baba për herë të katërt me lindjen e vajzës, Alana Martina, ai ka treguar ambicie të tjera për të krijuar një familje të madhe, por natyrisht pa harruar karrierën profesionale.
/Shqiptarja.com
Ai synon që të ketë edhe 3 fëmijë të tjerë, ndërsa endrra për të çuar në 7 numrin e topave të artë nuk mbetet pas.
“Dua të kem 7 fëmijë dhe pse jo, të fitoj 7 herë Topin e Artë. Jam ende në formë dhe deri ditën që do të tërhiqem nga futbolli, do të luftoj për të fituar çdo gjë të mundshme”, tha portugezi.
Portugezi aktualisht ka fituar katër herë “Topin e Artë” dhe është sërish pretendenti kryesor për ta rrëmbyer këtë çmim.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com
