Ambientalistët dhe shoqëria civile
nismë për pastrimin e lumit Osum

Ambientalistët dhe shoqëria civile<br />nismë për pastrimin e lumit Osum
Organizatat që në fokus të tyre kanë çështjet e mjedisit, qytetarë vullnetarë të ardhur nga Tirana, të cilët lobojnë pro mjedisit, por dhe qytetarë të Beratit janë mbledhur për të pastruar brigjet e lumit Osum, një nga resurset më të mëdha në të gjithë qarkun e Beratit.
 
Motoja e ambientalistëve është "Le të respektojmë qoftë dhe për një ditë, sepse përditë nuk mund të pastrojmë".
 
Natyrisht që lumi Osum sot është nga më të ndoturit në të gjithë vendin, pasi përpos plehrave, gjatë verës ai kthehet në një përrua ku në pjesën më të madhe të tij është i mbuluar me ujëra të zeza.
 
Sikur të mos mjaftojnë ato edhe fabrikat e përpunimit të lëkurëve derdhin mbetjet kimike çka e rëndojnë edhe më shumë ndotjen e ujit të këtij lumi.
 
Ambjentalisti Sazan Guri, bëri thirrje "stop" ndotjes së lumit Osum, pasi situata është shumë problematike.

“Sot është Dita Botërore e Mbrojtjes Tokës dhe ne sot jemi mbledhur një ditë për të respektuar atë që nuk ndodh çdo ditë të vitit ku qytetarët beratas së bashku me biznesmenët arrijnë të ndotin këtë lumë duke bërë të mos gjesh dot një kokërr peshku. Mbetjet e dy fabrikave famëkeqe dhe fatkeqe të lëkurës që në vend që të përpunojnë mbetjet po i kthejnë në helm për këtë lumë”, tha Sazan Guri.
 
“Nuk është problemi se këtu ka papastërti vetëm lumi ka edhe qyteti në tërësi, kështu që do i bënim thirrje fabrikave që hedhin mbetje këtu të tregohen pak të përgjegjshëm dhe të mos i hedhin në lumë, por në një vend magazinimi”, u shpreh Aulon Kalaja.

Për gati më shumë se një orë pjesëmarrësit pastruan mbetjet e Osumit, por nismës së qytetarëve për pastrimin lumit nuk iu bashkua asnjë përfaqësues i bashkisë së Beratit, të cilët shpesh kanë akorduar fonde për pastrimin e tij.
 
Ndërkohë që në realitet ky lum nuk ka prej vitesh pastrim nga ana e institucioneve të cilat janë të ngarkuara për këtë punë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës