Ambientalistët protesta për kanionin
e Lengarices: Mbrojeni nga HEC-et

Ambientalistët protesta për kanionin<br />e Lengarices: Mbrojeni nga HEC-et
Ambientalistët shqiptarë të kryesuar nga Sazan Guri dhe Kondi Ilia, kanë protestuar para Kryeministrisë mbi atë që e quajnë “masakra mjedisore” që po ndodh në kanionin e Lengaricës në zonën e Përmetit.

Ata kanë kundërshtuar vendimin për ndërtimin e HEC-it, i cili merr 95 për qind të ujërave shqiptare. Në fjalën e tij ambientalisti Sazan Guri, theksoi se uji është i komunitetit dhe se është ky i fundit që vendos mbi resurset e tij dhe jo një grup biznesmenësh.

“A ka rast të dytë në botë që të merret 97% e ujit në sistemet lumore, po qe se ka t'i bëjnë. Kaq është e thjeshtë, aman janë të gjitha rastet ku merret 15 - 20 % dhe teorikisht 33% mund të quhet prurje energjetike që mund të merren. Pa lere pastaj në zonë të mbrojtur. Këtu më të vërtet jemi 50 veta ku ka një gabim të madh që mendohet që Lengarica është në Përmet dhe duhet të vijë një qytetar nga Përmeti ndërkohë ngrihu ti qytetar i Çorovodës, Kukësit, Valbonës.”- u shpreh Sazan Guri.
 
 
Ndërsa Kondi Ilia u vuri theksin te lumi i Langaricës i cili kalon në një Park kombëtar dhe me ligj nuk lejohet asnjë lloj punimi.

“Thuhet në vlerësimin e ndikimit në mjedisë që bëhet në zonë të mbrojtur me ligj, kur pyetet eksperti a është zonë e mbojtur me ligj ku do të ndërtohet ky HEC, nuk është zonë e mbojtur me ligj thotë eksperti. Në fakt është zonë e mbrojtur me ligj. Pra është një vlersim i ndikimit në mjedisë i dhënë në kushtet e mashtrimit.”- tha Kondi Ilia.
 
Pas pezullimit që është bërë në lidhje me 5 HEC-et, ambientalistët i bënë thirrje Kryeministrit Rama dhe Ministrit të Mjedisit Lefter Koka të shfuqizojnë koncesionet që kanë shkatërruar kanionin e Langaricës.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës