Ambulanca brenda shtëpisë së Big Brother Vip, Kiara Tito pëson incident, shpërthen në lot! Ja si është gjendja shëndetësore e saj

Ambulanca brenda shtëpisë së Big Brother Vip, Kiara Tito pëson incident, shpërthen në lot! Ja si është gjendja shëndetësore e saj

Kiara Tito

Moderatorja Kiara Tito ka pësuar një incident brenda shtëpisë “BBVA”. Ajo ka qenë duke luajtur me karrige dhe në një moment është rrëzuar në tokë dhe ka shpërthyer në lot. Moderatorja i ka thënë banorja se ndjen shumë dhimbje të tmerrshme muskulore dhe të gjithë banorët janë afruar për ta ndihmuar.

Menjëherë banorët u lajmëruan të mos e lëvizin Kiarën, pasi ambulanca dhe ekipi me mjekë ishin njoftuar dhe po shkonin drejt shtëpisë për t’i dhënë ndihmën e duhur.

Kiara, e shtrirë në tokë, u tha banorëve se ka shumë dhimbje. 

"Kam dhimbje muskulare. Ju betohem, nuk tallem! Kam shumë dhimbje", tha moderatorja e përlotur, ndërsa Tea, Mikela po i qëndrojnë pranë, ndërkohë, Luizi mori një jastëk për t'ia vendosur.

Fatmirësisht, Kiara është në gjendje të mirë shëndetësore. Big Brother ka njoftuar banorët e shtëpisë se Kiara ka marrë ndihmën e nevojshme shëndetësore dhe shumë shpejt do t’i bashkohet shtëpisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:39
Përfundoi në spital, ja si është gjendja shëndetësore e Kiara Titos

Moderatorja Kiara Tito është në gjendje të mirë shëndetësore. Big Brother ka njoftuar banorët e shtëpisë se Kiara ka marrë ndihmën e nevojshme shëndetësore dhe shumë shpejt do t’i bashkohet shtëpisë.

Teksa Tea Trifoni lexonte zarfin nga Big Brother, nuk munguan thirrjet e banorëve në mbështetje të moderatores "Love You Kiara".

“Banorë, Vëllai i Madh ju njofton se Kiara për të marrë shërbimin e nevojshëm shëndetësor u shoqërua në spital. Gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe shumë shpejt do t’i bashkohet shtëpisë. Nuk ka asgjë të rëndë, do i bashkohet shtëpisë së shpejti. Kaq”, tha Tea.

Kiara pësoi një incident teksa po luante me banorët brenda shtëpisë një lojë me karrige. Kiara përfundoi në tokë dhe shpërtheu në të qara nga dhimbje dhe prandaj u dërgua në spital me ambulancë.

F.D/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Racionali: 12/01/2023 20:21

    Eshte teatri i felliqur qe ka bere produksioni, pasi i mbeti dopio gjashta ne dore Kiaren e lejne 3 dite ne " spital " dhe e kane te "lehte te nxjerrin Luisin " . Por , duhet te bejne kujdes me mbeshtetesit e Luisit , sepse nuk mund te luajne me publikun .

    Përgjigju
  • Kukësi: 12/01/2023 20:17

    Luizi Mbreti Shtëpisë BBV2 ???????????????? Fitore je ma i miri prz

    Përgjigju
  • ANNA: 12/01/2023 19:20

    LOJTARI QE JA VLEN ESHTE VETEM LUISI

    Përgjigju
  • Realizem: 12/01/2023 17:46

    E paskan keq me sherbimin mjekesor keta. Ogerta paska ditur ku te investoje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët