Qendra shendetësore në fshatin Brataj të Selenicës është kthyer edhe banesë për një familje. Kjo qendër është në shërbim të 10 mijë banorëve, ndërsa në të sherbejnë 5 infermiere.
Godina është rikonstruktuar ristazi, por sherbimi shëndetësor në të është i cunguar, pasi pjesë e saj herë pas here bëhen edhe familjarët të cilët jetojnë në të.
Janë banorët e zonës ata të cilët e denoncojnë këtë fakt. Ata i janë ankuar prefektit të qarkut Vlorë se po hasin vështirësi në marrjen e sherbimeve shëndetësore.
Faktin që një familje jeton në këtë qendër shëndetësore e pranon edhe drejtoresha, e cila shprehet se miratimin për banim e ka miraturar këshilli bashkiak i Selenicës. Por një gjë e till i është dukur e çuditshme prefektit Mamaj.
“Në këtë qendrën shëndetësore banon njeri këtu?”, pyet Manaj.
“Po jeton roja me familjen”, thotë një nga infermieret e qendrës shëndetësore.
Menjëher pas këtij konstatimi prefekti i qarkut Vlorë, Flamur Mamaj ka dërguar këtë ankesë në drejtorin e shëndetit publik, ndërsa këta të fundit duke bërë të paditurin, e ka larguar nga puna drejtoreshën e qendrës shendetësore.
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO