Në Amerikën Latine dhe Karaibe, është tejkaluar pragu i 4 milionë rasteve të identifikuar të infektuar nga koronavirusi. Vetëm Brazili tani numëron më shumë 2.2 të prekur.
Në vend numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën për shkak të Covid që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është mbi 84 mijë.
Për shkak të përhapjes së epidemisë Covid, Bolivia me mbi 2400 vdekje dhe 65 mijë të infektuar, ka njoftuar shtyrjen e zgjedhjeve të përgjithshme të planifikuara për 6 deri në 18 tetor.
Kolumbia ka regjistruar 315 viktima në 24 orët e fundit, numri më i madh i regjistruar në një ditë të vetme.
Situata Covid është veçanërisht dramatike në Ekuador, ku sistemi shëndetësor në qytetin e dytë të vendit, Arequipa, është plotësisht i saturuar.
Mediat lokale raportojnë për pacientët Covid-19 që flejnë në tenda apo në makina të parkuara jashtë spitaleve duke shpresuar të gjejnë shtretër të lirë në pavione për tu trajtuar.
Lajmi kryesor:
Në Itali regjistrohen 5 viktima dhe 252 raste të reja Covid! Asnjë vdekje në Lombardi…15.5 milionë të prekur në botë
