SHBA-Ushtria amerikane do të ulë numrin e ushtarëve në detyrë. Lajmi u bë i ditur nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel parashtroi planin në të cilin numri i personelit ushtarak do të ulej nga 520 mijë në 440 mijë, duke qenë dhe numri më i ulët i ushtarëve amerikanë në detyrë, që kur SHBA hyri në Luftën e Dytë Botërore.

Sipas tij, vendimi erdhi pas dy luftërave shumë të kushtueshme të SHBA. Numri i ushtarëve në detyrë ishte programuar të ulej në 490 mijë kur SHBA të tërheqë forcat nga Afganistani pas disa muajsh.

Hagel shtoi se administrata gjithashtu do të rekomandojë mbylljen e disa bazave ushtarake në vitin 2017, megjithëse propozime të tilla janë refuzuar më parë Kongresi amerikan.