Amerikanët në dilemë për Clinton
e Trump: Janë patetikë, i urrejmë

Amerikanët në dilemë për Clinton<br />e Trump: Janë patetikë, i urrejmë
Amerikanët janë të dëshpëruar, njëri prej tyre është edhe  Jason Tenet me profesion taksist në Denver.

Gjatë një interviste  për  gazetaren Erjona Rusi e cila raporton nga SHBA,  Tenet nga Argjentina shprehet se  është i pavendosur mes dy kandidatëve Hillary Clinton dhe Donald Trump duke i cilësuar si dy persona të  mbushur me urrejtje.

Sa vite keni në SHBA ?  
Kam 26 vite që jetoj në SHBA. Ne vitin 2004 mora nënshtetësinë.

Si u ndjeve kur more nënshtetësinë?
Ishte dicka e mrekullueshme , është një vend i mrekullueshëm

Cfarë pëlqen në këtë vend?
Më pëlqen liria, liria për tu shprehur kjo është e rëndësishme. Në Argjentinë policët vrasin, të vendosin armën në kokë . Shumë njerëz zhduken në Argjentinë .

Cfarë  mendoni për zgjedhjet këtu?
Janë patetike. Donlad Trump urren emigrantët dhe të huajt ndërsa Hillary Clinton urren burrat. Ajo ndryshoi ligjet.  Tani nëse një grua thotë ai më kërcënoi unë shkoj në burg dhe unë duhet të provojë pafajësinë. Dhe nëse dikush shkon në burg për dhunë brenda familjes atëherë  në televizon  etiketohesh fajtor. Sistemi është kundra amerikanëve falë Hillary  Clinton dhe ajo ka punësuar 5 avokatë nga Neë Jersy vetëm që ajo të duket mirë dhe profesionale .

Çfarë planesh ke për ditën e zgjedhjeve?
 Si shumica e amerikanëve jemi të pavendosur jemi të dëshpëruar. Jemi përballë dy personave që urrejnë.  

 Ju shpesh herë thatë ky është fundi i Amerikës çfarë nënkuptoni?
Me Donald  Trump e ardhmja është e frikshme sepse  policët të diskriminojnë dhe sistemi ligjor të diskriminon, pra preken të drejtat e njeriut  një nga gjërat më të rëndësishme në Amerikë.

Mendoni se nëse Trump bëhet president policët do jenë më racist?
Po sigurisht edhe tani policët vrasin.  Amerika do të ndahet dhe ky do të jetë një problem i madh . Do të jetë një kaos  Donald Trump nuk mund të shkojë kundra grupeve të caktuara, myslimanëve, shteteve.  Donald Trump  nuk mund të diskriminojë .

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid