TIRANE- “Gjenerali I ushtrisë së vdekur” vjen sërish por këtë herë jo film , por në një version origjinal. Departamenti Amerikan i Mbrojtjes do ndërmarrë së shpejti një mision kërkimi në vendet ballkanike, ku përfshihet dhe Shqipëria për ushtarët amerikanë të humbur gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Nënkolonel James E McDonough nga Zyra për Personat e Burgosur dhe të zhdukur në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes i tha agjencisë SETimes se janë 198 ushtarë amerikanë që besohet se kanë humbur jetën në territoret e ish Jugosllavisë dhe në Shqipëri. Gjysma e tyre mund te jetë mbytur në Detin Adriatik.
McDonough thotë se mënyra më e mirë për të kultivuar informacionin 70 vjecar është intervista me banorët që mund të kenë dijeni për këto raste, osë dëshmitarë okularë nga Lufta që mund të jenë ende gjallë.
”Një fermër e di vendin ku mund të ketë rënë një avion amerikan dhe në cilën xhami ose kishë është varrosur piloti. Ndonjëherë njerëzit nuk e dinë se sa shumë vlerë ka in formacioni i tyre për ne” thotë McDonough
Fillimisht qeveria amerikane po ndjek humbjet e ushtarëve në tokë. Përqëdnrimet janë në 12 raste ku përfshihen dhjetëra ushtarë që mund të kenë humbur jetën në Kosovë, Slloveni, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, dhe Shqipëri, sipas McDonough.
“Ne duam të dimë se çfarë ndodhi me ta, ku ata u varrosën dhe si mund t’i sjellim përsëri në SHBA “ thotë zyrtari amerikan
Ka informacione se të paktën 16 ushtarë amerikanë humbën në hapësirën e Republikës së Kosovës. Këta amerikanë shërbyen gjatë Luftës së Dytë botërore dhe ishin anetarë të një ekuipazhi ajror që u mbajtën peng nga forcat gjermane.
Një prej raporteve koduar 11286 ka të bëjë me nje ekuipazh ajror i cili besohet të ketë rënë mbi Mitrovicë, rrugës për në Fogia në Italia. Avioni mund të jetë rrëzuar diku mes Kosovës dhe bregdetit italjan.
Në një tjetër rast më kod 9599 jepen detajet e një ekuipazhi ajror prej 8 personash ne bordin e një avioni B24 që mund të ketë bërë ulje të detyruar pranë Mitrovicës. Dëshmitarët flasin për një anëtar të plagosur rëndë . U raportua se ai u kap nga gjermanët dhe u dërgua në një spital pranë Mitrovicës.
Në një tjetër rast të koduar 10 720 bëhet fjalë për një anëtarë të një personeli tjeter të një avioni i cili u varros nga gjermanët pranë Brnjicës në kufi më Shqipërinë.
Prenk Gjetaj, kryetar i komisionit të Qeverisë së Kosovës për personat e zhdukur, i tha SETimes se edhe pse mandati i misionit të tij është që të japë informacion mbi fatin e personave të pagjetur nga lufta e fundit ", ajo është e gatshme për të ndihmuar në gjetjen e fatit të persona të zhdukur më parë, në periudha të ndryshme historike, sic është Lufta e Dytë Botërore. "
"Komisioni nuk ka marrë ende ndonjë kërkesë zyrtare për të ndihmuar në këtë proces për identifikimin e personave të zhdukur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojnë dhe të ofrojnë ndihmën tonë, nëse një kërkesë e tillë do paraqitet: shprehet Gjetaj.
(ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com