Sipas raportit të publikuar së fundmi nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, AMF, gjatë periudhës janar - prill 2015, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 310,905 me një rritje prej 10.51% krahasuar me periudhën janar - prill 2014. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.68% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me 7.32%.
Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 41.91% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 58.09% të totalit të tregut.
Gjatë periudhës janar - prill 2015, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 1,004 milionë lekë, ose 22.53% më shumë se në periudhën janar - prill 2014.