TIRANË - Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit të Parave dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në lidhje me parandalimin e pastrimit te parave. Kjo marrëveshje i hap rruge mbikëqyrjes se tregut të sigurimeve nga drejtoria e pastrimit te parave përmes tre komponentëve.
“Siç është ai i shkëmbimit të informacionit veçanërisht që nga faza e hershme e liçensimit të subjekteve ne mbikëqyrje të autoritetit rreth gjatë gjithë aktivitetit të tyre. Komponenti i 2 mjaft i rëndësishëm i marrëveshjes është ai i realizimit të inspektimeve të përbashkëta midis 2 institucioneve tona dhe fillon që me përgatitjen dhe vendosjen e një plani të përbashkët inspektimesh,realizimin e këtyre inspektimeve si dhe shkëmbimin e informacionit me gjetjet e inspektimeve dhe me anë të masave të mara në to. Po ashtu kjo marrëveshje ka një komponent tjetër shumë të rëndësishëm në drejtim të trajnimeve të përbashkëta, ngritjes së kapaciteteve në të 2 institucionet tona dhe njëkohësisht desha të citoj dhe diçka që kjo marrëveshje përmbush kushtet e.. le të themi të ligjit në lidhje me mbrojtjen e konfidencialitetit.”- tha Kalaja.
“Përballja me natyrën shumë komplekse të pastrimit të produkteve të veprës penale, dikton gjithnjë e më shumë një qasje dimensionale dhe bashkëpunim në rritje me institucionet të cilat janë të specializuara në fusha të ndryshme.”- tha drejtori i për Parandalimin e Pastrimit të Parave, Gent Gazheli.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO