AMF, konferencë ndërkombëtare për Financat e Gjelbra! Mete: Sektori financiar, kyç në financimet pro mjedisit! Ministrja: Përfshijmë praktikat e gjelbra në buxhet

Aktorët e sistemeve financiare duhet të ketë një rol kyç në financimin e projekteve pro mjedisit, duke ndjekur trendin europian dhe botëror. Kreu i Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete, gjatë konferencës “Financat e Gjelbra”, nënvizoi se rëndësinë që ka orientimi i sipërmarrësit shqiptarë për t’iu përgjigjur të sfidave ndryshimeve klimatike.

‘Ka ardhur momenti që të ndërgjegjësohemi dhe të mendojmë se si mund t’i bëjmë faktorët mjedisorë që lidhen me qëndrueshmërinë, pjesë integrale të politikave tona financiare. Sektori financiar ka një rol kyç në arritjen e këtyre objektivave, pasi ai shërben për të riorientuar investimet drejt teknologjive dhe bizneseve të gjelbra, si edhe për të financuar rritjen në një mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë. Riorientimi i kapitalit privat drejt investimeve të gjelbra kërkon një ndryshim të mendësisë në mënyrën se si funksionon sistemi financiar.  Por, suksesi i këtij objektivi varet shumë nga përfshirja dhe angazhimi i të gjithë aktorëve së bashku, sektorit publik, atij privat, ne si rregullatorë dhe mbikëqyrës dhe të gjithë palët e interesit.’ u shpreh Meta.

Për Meten, obligacionet e gjelbra, janë një alternativë e mirë investimi.

‘Si pjesë e planit të veprimit të saj për financa të qëndrueshme, aktualisht në qendër të diskutimeve të BE-së, është edhe krijimi i një standardi për obligacionet e gjelbra (EU Green Bond Standard). Një standard i unifikuar për obligacione të gjelbra, inkurajon pjesëmarrësit e tregut të emetojnë dhe investojnë në bonde të gjelbra dhe nxit efektivitetin dhe besueshmërinë në tregjet financiare.  Për gjithë sa më sipër, rregullatorët dhe mbikëqyrësit kanë rol thelbësor lidhur me krijimin e kushteve që nxisin investime të gjelbra, rritjen e kërkesave për transparencë dhe promovimin e nevojës për orientim të kapitalit drejt investimeve të qëndrueshme.’- tha Meta.

E pranishme në aktivitet, Ministrja e Financës dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, njoftoi se investimet që mbrojnë mjedisin janë tashmë pjesë e strategjisë se qeverisë.

‘Përmes strategjisë 23-25, përfshimë praktikat e gjelbra në buxhet. Ministria e financave po merr në konsideratë instrumentet blu apo të gjelbër. Në politikat buxhetore do përfshihen dhe udhëzimet komponenti green. Komponenti green në kurrikulat e arsimit. Reduktimi barrierave për investimet e gjelbra, do të jetë bazë e punës sonë. Përafrimi politikave fiskale buxhetore për politikat e gjelbra.’- u shpreh Ibrahimaj.

Konferenca “Financat e Gjelbërta”, është e dyta e këtij formati organizuar nga  Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Sekretariatin Zviceran për Çështjet Ekonomike.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës