AMF paralajmëron investitorët: Kujdes ndaj aktivitetit të shoqërisë me emrin FXLider
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) paralajmëron investitorët për rrezikun ndaj shërbimeve të shoqërisë që operon me emrin FXLider nëpërmjet adresës së internetit https://www.fxlider.com.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) paralajmëron investitorët për rrezikun ndaj shërbimeve të shoqërisë që operon me emrin FXLider nëpërmjet adresës së internetit https://www.fxlider.com.
Mbështetur në Ligjin nr. 9879 datë 21.2.2008 “Për Titujt” dhe Vendimin nr. 55 datë 30.03.2011 “Për njohjen e veprimtarisë së agjentit të brokerit të licencuar të letrave me vlerë”, një shoqëri brokerimi e huaj lejohet të ofrojë shërbimet e saj në vendin tonë, përmes një “agjenti” të themeluar si shoqëri brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, pas miratimit nga AMF.
FXLider që operon në adresën https://www.fxlider.com nuk është i licencuar nga Autoriteti për të operuar si agjent për të ofruar shërbime investimi në Republikën e Shqipërisë.
Për këtë arsye, AMF i bën thirrje investitorëve të bëjnë shumë kujdes përpara se të marrin një vendim në lidhje me pranimin e një oferte të kryer nëpërmjet telefonatave ose mjeteve të tjera të komunikimit për t’i nxitur ata të regjistrohen ose hapin llogari nëpërmjet faqes së internetit https://www.fxlider.com, pasi Autoriteti nuk monitoron ligjshmërinë e aktivitetit të FXLider dhe nuk mund të jetë në mbrojtjen e interesave të investitorëve, që investojnë në subjekte apo platforma të palicencuara.
Autoriteti tërheq vëmendjen se çdo komunikim, nëpërmjet telefonit, email-it, apo mjeteve të tjera, që përfaqëson një ftesë ose marketing për të investuar nëpërmjet https://www.fxlider.com, është i jashtëligjshëm dhe u lutet investitorëve të denoncojnë pranë Policisë së Shtetit apo organeve të tjera ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë, në rast se kontaktohen nga kjo shoqëri.
Lista e shoqërive të licencuara nga AMF për ofrimin e shërbimeve për investime mund të gjenden në faqen zyrtare të AMF-së në linkun e mëposhtëm: http://amf.gov.al/tt_agjent.asp. Autoriteti, njëkohësisht po komunikon me të gjitha institucionet e tjera ligjzbatuese për të ndaluar aktivitetin e kësaj shoqërie.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.1%
-
Jo
50%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2159
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Erion Braçe denoncon: Çmimet i rriti karteli i sigurimeve të makinave dhe jo ligji! Kam kërkuar mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë
17 Janar, 12:11
-
Hyn në fuqi sistemi i ri ‘bonus-malus’, historiku me aksidentet vendos çmimin e sigurimit që do të paguhet për mjetet
1 Janar, 11:14
-
AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!
26 Dhjetor 2024, 15:29
-
Industria e Sigurimeve/ Drejtoresha e AMF prezanton Shqipërinë në Cape Town, vitin tjetër organizohet Konferenca Vjetore e IAIS në Tiranë
8 Dhjetor 2024, 14:20
-
EKSKLUZIVE/ EMRAT e 53 ekspertëve që do të angazhohen në Komisionin antikorrupsion të drejtuar nga Fatmir Xhafaj! Mes tyre gruaja e Sokol Olldashit e ish këshilltari i Metës
10 Shtator 2024, 10:47
-
Fondet e investimeve alternative u rritën vitin e kaluar
20 Mars 2023, 13:08
-
Drejtori i Përgjithshëm i AMF prezanton projektligjin për 'Fondet e pensionit privat’ në Komisionin e Ekonomisë! Synohet krijimi i lehtësirave fiskale
21 Shkurt 2023, 12:58
-
Takimet Bilaterale në Bruksel/ Drejtori i AMF: Sektori financiar rezistent ndaj tërmetit, pandemisë dhe inflacionit! Ekspertët e KE: Ka ende punë për t’u bërë
14 Shkurt 2023, 10:39
-
AMF: Numri i dëmeve pezull në sigurime në fund të vitit 2022, në nivelin më të ulët historik
26 Janar 2023, 10:45
-
Bilateralet Shqipëri-BE për kapitullin 9 'Shërbimet Financiare', AMF organizon takimin përgatitor
16 Janar 2023, 15:36
-
Kompanitë: Çmimi i sigurimit të detyrueshëm të mjeteve pritet të rritet në vitin 2023
29 Dhjetor 2022, 09:52
-
AMF: Tregu i sigurimeve ka nevojë të zgjerojë dixhitalizimin
3 Shtator 2022, 08:31