Një lajm i mirë vjen nga çifti i njohur i ekranit Amarda Toska dhe Ermal Mamqi.
Çifti i njohur është bekuar me ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë, i cili është i seksit mashkull. Mesa kemi mësuar çdo gjë ka shkuar mirë, ndërsa si Ami dhe Ermali janë të emocionuar nga ky gëzim.
Ende nuk dimë nëse i kanë vendosur emrin bebes, detaj ky që do mësojmë në ditët në vazhdim. Kjo e hënë me shi, duket se ka qenë dita më e bukur dhe e ngrohtë e vjeshtës për prindërit më të rinj të botës së spektaklit. Ndërkohë që jemi në pritje për të tjera detaje edhe stafi ynë i uron jetë të gjatë voglëushit të sapoardhur në këtë botë.
(J.Hitoveizi/ shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com