Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se amnistria e pasurisë do të përfshijë qyetarët e thjeshtë duke përjashtuar këtu politikanët, gjyqtarët dhe familjarët e tyre.
"Pse ka një dallim dhe nuk jemi të gjithë njësoj. Një popull i tërë që rropatet në emigracion. Shqipëria është atdheu i të keqes, por nuk është këshu. Shqipëria reale është Shqipëri që punon dhe nëse unë shkoj me disa kolegë dhe vizitoj një zonë që deri dje kishte vetëm ferra dhe tani është bërë një investim 2 mln euro, thonë se ky është ekrani i propagandës. Ku ka këtu njerëz që punojnë. Ka mbetur qeveria e Krimit dhe Vojo Amerikani që ka marrë përsipër të kthejë shqiptarët nga emigracioni dhe të puthë pa leje flamunjtë e të tjerëve.
Emigrantët nuk i kanë marrë paratë e skllavërisë që t'i fusin nëpër banka. Këtu nuk keni pasur një bankë private të sigurt dhe ata para që u bënë këtu fundosën në Wall Street-in e atij që ju e doni. Ai ju thoshte hajdeni, futuni tek Vehbiu. U bën Vehiu si Will Smith. Sot ku emigrantët çojnë para kalojnë nëpër disa procese kontrolli. Edhe kur blejnë shtëpi këtu i shkon kontrolli. Të gjithë përveç politikanëve gjyqtarëve, policëve dhe kriminelëve dhe familjarëve të tyre ne do i japim mundësi që t'i fusin paratë nëpër banka. Nëse nuk doni të përfundoni te goja e asaj vajës me syze dielli deklaro të ardhurat. Do hyjmë në rrjetin e kontrollit europian të të ardhurave. Shumë e thjeshtë. Do deklarosh, do paguash. Ne udhëheqim, do vazhdojmë të udhëheqim dhe bilancin do e bëjmë vitin që vjen", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Kuvendi miraton dhe me votat e opozitës Anti KÇK-në! Rama-politikanëve: Dita juaj më afër nga sa mendoni! Mezi e pres dhe vetë (VIDEO)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67.2%
-
Të gabuar
22.5%
-
Nuk kam mendim
10.3%
Vota total: 1414
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I përfundoi misioni i tij në Shqipëri, Spiropali pret Ambasadorin e Italisë Fabrizio Bucci
8 Janar, 13:02
-
Refuzuan të paguajnë karriget e djegura, Kuvendi u mban pagën Bardhit, Nokës, Nallbatit e Hotit! Ja sa lekë u morën 4 deputetëve të PD (DOKUMENTI)
7 Janar, 16:00
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor 2024, 18:31
-
Spiropali uron besimtarët për Krishtlindje: Jezu Krishti na tregon se dashuria është forca më e madhe njerëzore dhe jo sundimi, pushteti apo pasuria!
24 Dhjetor 2024, 17:48
-
‘Propagandë me TikTok-un, por janë kokë e këmbë në EncroChat’, Basha: Më 11 maj të pastrojmë politikën nga të korruptuarit
24 Dhjetor 2024, 12:35
-
Rama: Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së që Rexhep Qosja i kërkonte në udhëtimin historik drejt Rambujesë
21 Dhjetor 2024, 13:11
-
Ministrja e Kurtit sulmon Ramën pas fjalimit në Kuvend! I përvishen shqiptarët e Kosovës: Si nuk ke turp?!
21 Dhjetor 2024, 09:56
-
Mbledhja e Kuvendeve Kosovë-Shqipëri, Kreshnik Çollaku: Ngjarje pozitive! Rama provokoi, bëri fushatë kundër Kurtit
20 Dhjetor 2024, 17:44
-
Deklarata e përbashkët e Kuvendeve Kosovë-Shqipëri: Dënohen sulmet në veri, thirrje Serbisë t’i dorëzojë autorët
20 Dhjetor 2024, 16:58
-
Shqipëri-Kosovë një Kuvend, Rama: Pezmatimi i aleatëve po pengon! 'Ngrini' dialogun me Serbinë, normalizimin synojeni me BE! Osmani: Të unifikojmë politikën e jashtme
20 Dhjetor 2024, 07:28
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor 2024, 17:31
-
Shqipëria e Kosova nesër mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve, ‘përjashtohen’ Berisha e Basha! Lista e deputetëve pjesëmarrës
19 Dhjetor 2024, 14:16