ATHINE- Miratimi i amnistisë së propozuar nga qeveria shqiptare me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, nuk është pritur mirë nga shteti fqinj, Greqia. Forcat e policisë greke e shikojnë këtë amnisti si një rrezik për shtimin e numrit të kriminelëve shqiptarë në vendin e tyre, apo të grabitësve dhe dhunuesve. Sipas faqes on line të lajmeve “smarkos.blogspot.com”, që i referohet lajmeve nga Athina, në shtypin grek është shpalosur që prej ditës së djeshme kjo frikë nga ata që do të fitojnë lirinë nga burgjet shqiptare në 28 nëntor. “Amnistia në Shqipëri ka shkaktuar shqetësime me policinë greke lidhur me planifikimin e lirimit të 2.094 të burgosur. Kjo, në kuadër të lajmeve me rastin e 100 vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar, ku kreu i qeverisë Sali Berisha dha falje për të burgosurit për vepra të ndryshme penale. Kjo, në bazë të "sekreteve" që qarkullojnë dhe pas një raportimi të bërë në një botim që është postuar në shtypin shqiptar”, thuhet në këtë faqe lajmesh. Ndërkohë që më tej sipas lajmeve të shkruara nga shtypi grek në Athinë, shumica e atyre të amnistuarve janë të dënuar me vrasje si dhe trafik droge, ç`ka mund të përbëjë një rrezik për popullin grek nëse ata do të shkojnë drejt vendit fqinj.
KRAHASIMI ME AMINISTINE E ALISE
Shtypi grek vijon edhe më tej duke shpalosur frikën nga të dënarit që do fitojnë lirinë në Shqipëri në 28 nëntor, duke i krahasuar ata në shumicën e rasteve edhe me të amnistuarit para 22 vitesh nga Ramiz Alia. “Midis tyre janë shumë, të cilët kanë qenë të dënuar për vrasje, trafikim dhe përfshirjen në qarqet e trafikut të drogës dhe të organeve njerëzore! Oficerët grekë kujtojnë ndjenjën se një amnisti e ngjashme u dha para rreth 22 vjet nga qeveria e Ramiz Alisë. Ajo rezultoi se Greqia u mbush plotë me kriminelë që therën, grabitën, dhe dhunuan!”, vijon më tej lajmi i botuar në këtë faqe on line. Shkrimi përfundon me frikën e grekëve se shumica prej atyre që do të lirohen do të kaljonë kufirin grek. “Të njëjtat burime besojnë se shumica e atyre që do të lirohen do të kalojnë nëpër kufirin grek për të kërkuar sigurinë jashtë këtyre kufijve”, thuhet në shtypin e huaj lidhur me amnistinë që miratoi vetëm dy ditë më parë Parlamenti shqiptar.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com