Amir Abrashi humb sfidat me Italinë
dhe Spanjën, 4 javë jashtë fushës

Amir Abrashi humb sfidat me Italinë<br />dhe Spanjën, 4 javë jashtë fushës
Mesfushori i Kombëtares shqiptare të futbollit Amir Abrashi pësoi një dëmtim të rëndë në Bundesliga këtë fundjavë.

Ekzaminimet e detajuara që u zhvilluan të hënën, konfrimuan mungesën për të paktën 4 javë nga fushat e lojës.

 Abrashi u dëmtua në ndeshjen mes Frajburg dhe Bajer Leverkusen duke pësuar këputjen e pjesshme të ligamenteve në këmbën e djathtë dhe u zëvendësua nga Majk Frantz pas vetëm 28 minutash.

Futbollisti i Kombëtares është aktivizuar vetëm në dy ndeshje këtë sezon në Bundesligën gjermane dhe pritej që të rikthehej si titullar në ndeshjet e radhës.

Mungesa e tij i ka hapur punë trajnerit të Frajburg por shqetësim më të madh ka trajneri I kombëtares shqiptare Panuci, pasi Abrashi konsiderohet pjesë e formacionit bazë të trajnerit italian.

Kombëtarja jonë ka dy sfida mjaft të vështira në kuadër të mbylljes së fazës së eliminatoreve për botërorin Rusi 2018.

Panuci duhet ti bëjë llogaritë pa Abrashin në ndeshjet e 6 dhe 9 tetorit, respektivisht me Spanjën jashtë dhe me Italinë në “Elbasan Arena”.

Redaksia Online
A.Dr/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool