Amir Khan përjashtohet nga të gjitha sportet

Amir Khan përjashtohet nga të gjitha sportet

Amir Khan

Boksieri britanik, Amir Khan është përjashtuar nga të gjitha sportet për dy vjet pas shkeljeve të rregullave antidoping për praninë dhe përdorimin e një substance të ndaluar.

Një mostër e urinës e realizuar nga antidopingu në Mbretërinë e Bashkua për 36-vjeçarin pas përballjes kundër Kell Brook në shkurt 2022 përmbante një gjetje analitike për ostarinë, një medikament i ndaluar për bodybuilding. Medalisti Olimpik, Khan është ish-kampion botëror në peshën super të lehtë dhe e dinte për dënimin 12 muaj më parë, atëherë kur u ndalua përkohësisht.

Luftëtari pranoi praninë e substancës, por këmbënguli se e kishte gëlltitur atë aksidentalisht. Një deklaratë nga antidopingu në Mbretërinë e Bashkuar tregoi edhe dënimin. "Boksieri profesionist dhe medalisti olimpik Amir Khan është përjashtuar nga të gjitha sportet për dy vjet pas shkeljeve të rregullave anti-doping (ADRVs) për praninë dhe përdorimin e një substance të ndaluar".

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja