Amir Rrahmani 'kërcënon' Lazion: Kam pesë vite te Napoli, jam lider i këtij ekipi

Amir Rrahmani 'kërcënon' Lazion: Kam pesë vite te Napoli, jam lider i këtij ekipi

Amir Rrahmani

Napoli dhe Udinese barazuan 1-1 në raundin e 24-t në Serie A. Dështimi i vendasve për të dalë te tri pikët dhe fitorja e Interit ka bërë që gara për kreun e renditjes të jetë me e hapur se kurrë.

Paçka se kryesojnë Serie A me vetëm një pikë më shumë se Interi, te Napoli janë të gatshëm për fitore dhe ndeshja e radhës të shtunën është kundër Lazios.

Mbrojtësi Amir Rrahmani foli për radion zyrtare të klubit, “Radio Kiss Kiss Napoli”, ku shpjegoi se është një lider pasi ka pesë vite në ekip.

“Mund të them se na mungoi pak konkretizimi dhe gjithashtu pasimi i fundit. Krijuam pak raste dhe nuk arritëm të shënonim.

A ndiheni lider i kësaj skuadre? Luaj çdo ndeshje dhe ndihem lider, sepse jam këtu prej pesë vitesh. Kemi krijuar një grup që po lufton, shumë lojtarë janë këtu prej kohësh. Unë jam njëri prej tyre dhe ndihem lider.

A keni dëshirë për t’u hakmarrë ndaj Lazios? Ashtu si ndaj Udineses, edhe ndaj Lazios do të jetë e vështirë. Duhet të fitojmë, duke u futur në lojë me mentalitetin e duhur", tha mbrojtësi i Kosovës.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

‘7x7=313’, Basha i përgjigjet Ramës nga Athina: Ça fyelli o Rame, në çdo vrimë nga një hajdut

‘7x7=313’, Basha i përgjigjet Ramës nga Athina: Ça fyelli o Rame, në çdo vrimë nga një hajdut