Torino dhe Napoli luajnë të premten në Serie A dhe Amir Rrahmani nuk do mund t'i ndihmojë dot kampionët në fuqi të Italisë. Kapiteni i Kosovës është ndalur nga dëmtimi që pësoi në fitoren 2-1 që Napoli siguroi në fundjavë kundër Juventusit.
"Gazzetta Dello Sport" konfirmon se Rrahmani do mungojë në Serie A, teksa në dyshim është edhe për ndeshjen e së martës që vjen, ajo kundër Barcelonës në Champions League.
Ndeshja e parë në "Maradona" u mbyll 1-1 dhe Napoli është në garë për një biletë çerekfinale, teksa Calzona e ka pikë të fortë Rrahmanin në prapavijë.