Serie A e futbollit mbylli javën e 26-të. Në këtë raund shkëlqeu edhe mbrojtësi i Napolit, njëkohësisht kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani. Mbrojtësi shënoi golin e dytë në fitoren 2-0 që vendasit morën kundër Atalantës.
Në 23 ndeshje të zhvilluara me Napolin këtë sezon, Rrahmani ka shënuar 2 gola dhe ka dhuruar një asist. Forma e mirë e ndeshjes së fundit ka bërë që Rrahmani të jetë në formacionin më të mirë të javës.
Veç tij, edhe ylli tjetër i Napolit, Kvaratskhelia është gjithashtu në 11-shen e më të mirëve. Bie në sy gjithashtu Berardi apo edhe Rabiot e Lauriente.