Lëvizja e lojtarëve shqiptarë drejt kampionatit kroat të futbollit është kthyer në modë vitin e fundit. Pas Cikalleshit dhe Balajt, tashmë është radha e mbrojtësit të Partizanit, Amir Rrahmani, i cili ka arritur një marrëveshje 3 vjeçare me RNK Split në Kroaci.
Te RNK Split, Amir Rrahmani do të gjejë edhe sulmuesin Sokol Cikalleshi. Partizani nuk do të përfitojë asgjë nga largimi, pasi lojtari ishte në fundin e kontratës duke kaluar në Kroaci me parametra zero.
Amir Rrahmani këtë edicion ka qenë një nga më të spikaturit në kampionati, teksa është aktivizuar në 32 ndeshje me Partizanin, ka realizuar edhe tre gola, ndaj Elbasanit, Flamurtarit dhe Apolonisë.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com