“Amnesty International”: Dënojmë apatinë e BE-së pas mbytjeve të anijeve në Egje’
ATHINË, 2 nëntor /ATSH-AFP/ – Filiali grek i ”Amnesty International” dënoi sot apatinë dhe mungesën e vullnetit politik të Bashkimit Evropian dhe Greqisë, pasi 86 imigrantë kanë humbur jetën apo rezultojnë të zhdukur në brigjet e ishujve grekë në detin Egje’ këto gjashtë ditët e fundit. ”Në total, më shumë se 454 imigrantë dhe refugjatë kanë […]
/ATSH-AFP/ - Filiali grek i "Amnesty International" dënoi sot apatinë dhe mungesën e vullnetit politik të Bashkimit Evropian dhe Greqisë, pasi 86 imigrantë kanë humbur jetën apo rezultojnë të zhdukur në brigjet e ishujve grekë në detin Egje' këto gjashtë ditët e fundit.
"Në total, më shumë se 454 imigrantë dhe refugjatë kanë humbur jetën apo rezultojnë të zhdukur gjatë 10 muajve të parë të 2015 në detin Egje, mes Turqisë dhe Greqisë, një prej pikave kryesore të hyrjes së imigrantëve në Evropë", sipas Amnesty.
Kjo OJQ theksoi se masat e forta sigurie përgjatë kufijve tokësorë në rajonet e Evros (verilindje) mes Greqise dhe Turqisë, ku një mur prej 12,5 kilometrash është ngritur dy vjet më parë, kanë detyruar refugjatët dhe imigrantët të zgjedhin itinerarin më të rrezikshëm për të shkuar në Evropë, nëpërmjet kufirit detar greko-turk në Egje'.
Një manifestim prej më shumë se 500 militantësh u zhvillua të shtunën në Evros për të kërkuar prishjen e murit dhe për të garantuar një kalim tokësor për refugjatët.
Zëvendësministri për Imigracionin, Ioannis Muzalas theksoi sot për të përditshmen greke "Efimeridha ton sintakton" se shkatërrimi i murit nuk do të kishte rezultate pozitive në këtë kuadër, as për refugjatët, as për Greqinë.
"Sa refugjatë duhet të mbyten dhe sa fëmijë duhet të vdesin për të përmbushur parimet evropiane?", pyet drejtori i filialit grek të Amnesty, Jorgos Kosmopulos.
Kjo OJQ dhe Këshilli i Evropës kritikuan përveç të tjerave kushtet shumë të këqija të pritjes së refugjatëve në ishujt grekë dhe në Greqinë Kontinentale
Sondazhi i ditës:
Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?
-
Të mirë
71.3%
-
Të keqe
17.4%
-
Nuk e di
11.3%
Vota total: 293
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Varka me vela mbytet në brigjet e Siçilisë, 1 e vdekur, 6 të zhdukur dhe 15 të mbijetuar! Shpëton për mrekulli foshnja njëvjeçare
19 Gusht, 12:08
-
Shkrimi i nga Sarajeva i 'Slobodna Bosna' jep dorëheqjen kryetari i bordit të RTK dhe 2 anëtarë! Boletini akuzon Adi Krastën: S'do të adresojë skandalin
19 Gusht, 12:05
-
Berat Buzhala: Dy fjalë për Adi Krastën, je kthyer në servil të qeverisë dhe pushtetit në Kosovë
19 Gusht, 11:52
-
I zëvendësoi djalin, babai i futbollistit shqiptar tenton të godasë me çadër trajnerin e Zyrihut në Zvicër
19 Gusht, 11:32
-
Arrestohet në Podgoricë një polak i dyshuar për mashtrime me kriptovaluta
19 Gusht, 11:32
-
92 km në det të Eva Buzos! Shoqëruesit tregojnë rrugëtimin dhe momentet e vështira nga San Focca tek 'Shkëmbi i Evës'! Është një përbindësh
19 Gusht, 11:21
-
Ndihmuan bosin e kartelit të kokainës Dritan Gjika, Ekuadori arreston sekretarin e Gjykatës dhe avokatin, në kërkim gjyqtari! Shqiptari, lidhje dhe me ish-presidentin
19 Gusht, 11:17
-
Aksident i rëndë në Korfuz, vdes shqiptarja! Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me shtyllën
19 Gusht, 11:16
-
Me 41 mijë euro të padeklaruara në çantë, 50-vjeçarja kapet duke kaluar në Kakavijë! Vihet në hetim
19 Gusht, 10:50
-
Vedat Muriqi zhvlerëson 'galaktikët', Reali i Madridi ndalet në ndeshjen debutuese në ishull (VIDEO)
19 Gusht, 10:50
-
Xhovana Nikolli nxjerr videon: Ja si më kërcënoi Nuredin Dumani
19 Gusht, 10:30
-
Eduard Zaloshnja: Vota e emigrantëve, shpresë për partitë e reja?
19 Gusht, 10:28