Talebanët kanë torturuar dhe "masakruar" brutalisht disa pjesëtarë të pakicës kryesisht shiite Hazara të Afganistanit muajin e kaluar deklaron Organizata Ndërkombëtare Amnesty International.
Kjo sipas organizatës është një "tregues i tmerrshëm" që flet për sundimin e grupit militant sunit dhe një shenjë që talebanët nuk kanë ndryshuar pavarësisht se ata pretendojnë një gjë të tillë.
Sekretarja e përgjithshme e Amnesty International, Agnes Callamard tha se "brutaliteti gjakftohtë i këtyre vrasjeve sjellë në kujtesë veprimet e kaluara të talebanëve, dhe është një tregues i tmerrshëm i asaj që mund të sjellë sundimi taleban në Afganistan".
Në një raport të botuar më 19 gusht, Amnesty International tha se nëntë burra Hazara u vranë midis 4 dhe 6 korrikut në rrethin Malistan në provincën lindore të Ghaznit.
Fshatarët të cilët kanë thënë se pas intensifikimit të luftimeve midis forcave qeveritare dhe talebanëve, ata ishin detyruar të iknin në male për të mbrojtur veten, por kur ishin kthyer për të marrë ushqim ata ishin zënë në pritë nga militantët.
Në total thuhet se gjashtë burra u qëlluan, disa në kokë dhe tre u torturuan për vdekje, duke përfshirë "një burrë që u mbyt me shallin e tij". Komuniteti Hazara është grupi i tretë më i madh etnik i Afganistanit. Hazarët etnikë kryesisht praktikojnë islamin shiit dhe janë përballur me diskriminim dhe persekutim afatgjatë në Afganistanin kryesisht sunit.
Lajmi kryesor:
Rifillojnë fluturimet në Kabul, Biden: Kemi marrëveshje me talebanët, amerikanët do lejohen të kalojnë! OKB: Po gjurmohen bashkëpunëtorët e NATO, do ketë ekzekutime masive
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
38.9%
-
I keq
22.2%
-
As i mirë as i keq
38.9%
Vota total: 90
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryeparlamentarja Spiropali dhe 20 homologe nënshkruajnë deklaratën e përbashkët 'Kthejini Zërin Grave Afgane': Nuk do i braktisim kurrë, mbrojtje nga regjimi Taleban!
25 Nëntor, 18:45
-
Turqia dëbon nga territori i saj 325 shtetas afganë
10 Nëntor, 16:06
-
‘Samiti i Grave Afgane’ në Tiranë, ministri Hasani: Regjimi taleban e ka përkeqësuar situatën, Shqipëria në mbështetje të tyre!
11 Shtator, 10:17
-
Po sikur SHBA të ‘lodhet’ me Kosovën si me Afganistanin?!
31 Gusht, 19:12
-
Gjermania kritikohet për shqyrtimin e dëbimit të afganëve dhe sirianëve
20 Qershor, 18:42
-
Barka me emigrantë përmbyset në brigjet e Kalabrisë, flitet për 65 të zhdukur mes tyre 26 fëmijë
17 Qershor, 19:44
-
OKB: 1000 ditë prej kur talibanët ndaluan arsimin e mesëm për vajzat
13 Qershor, 22:11
-
Qindra të vdekur nga vërshimet në Afganistan
11 Maj, 12:55
-
Shtatë të vrarë nga sulmi në një xhami në Afganistan
30 Prill, 11:04
-
U shpërthen mina duke luajtur, vriten 9 fëmijë në Afganistan
1 Prill, 14:42
-
Talebanët kryejnë ekzekutim publik të dyfishtë, mijëra njerëz mbushin stadiumin për të parë vrasjen e dy burrave
22 Shkurt, 15:35
-
Grave beqare dhe të pashoqëruara u mbyllen të gjitha dyert nën sundimin taleban
2 Shkurt, 08:08