TIRANE - Organizata me famë botërore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Amnensty International kritikon ashpër qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj grevës së urisë dhe i kërkon kryeministrit të dialogojë për të adresuar shqetësimet e grevistëve.

"Amnesty International i bën thirrje zotit Berisha që t’u japë zgjidhje shqetësimeve të tyre dhe të garantojë që kompensimet për ta të paguhen menjëherë."- thuhet në deklaratën për shtyp të Organizatës për të drejtat e njeriut.

AMNISTY: TE PERNDJEKURIT KANE MARRE VETEM 1/8
Amnisty në deklaratë përmend futjen në grevë urie të 24 ish të burgosurve politikë në shenjë proteste kundër qeverisë për vonesat e qeverisë në shpërndarjen e kompensimit, miratuar me një ligj në vitin 2007.

"Sipas Shoqatës së të përndjekurve, vetëm një e teta e kompensimit është paguar që nga viti 2007. Shumë nga ish- të burgosurit jetojnë në varfëri ekstreme. "- informon AI në këtë deklaratë.

Amnesty International përmend dhe rastet kur Gjergj Ndreca dhe Lirak Bejko i vunë flakën vetes.
"Gjatë ditëve të fundit, greva është përshkallëzuar. Në 8 tetor një nga grevistët,Gjergj Ndreca i vuri flakën vetes. I dyti, Lirak Bejko, tentoi të njëjtën gjë më datën 10 tetor. Të tjerë ish të burgosur politik, protestuan para parlamentit duke u solidarizuar në grevën e urisë. Shumë prej grevistë janë në moshë të thyer dhe të sëmurë."- konstaton AI.

NDERHYRJA E NDERKOMBETAREVE
Amnesty International tregon se ka ndjekur me vëmendjen grevën duke shtuar se "mirëpriti takimin e zhvilluar ditën e premte mes përfaqësisë së grevistëve dhe presidentit Bujar Nishani, që organizata vë në dukje se u krye vetëm pas ndërhyrjes së ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri, Aleksandër Arvizu dhe ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi.
"Ndërsa kryeministri Berisha ka vazhduar me qëndrimet e tij se protestuesit janë të motivuar politikisht. Amnesty kërkon që kryeministri të marrë në konsideratë kërkesat e grevistëve dje t’i sigurojë se do të marrin dëmshpërblimet."- shkruan Amensty.
AI raporton dhe për ndërhyrjen e ndërkombëtareve në gjetjen e një zgjidhjeje.
"Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, ka apeluar për dialog dhe për të marrë në konsideratë kërkesat e grevistëve. Tre organizatat kryesore për të drejtat e njeriut siç janë Komiteti i Helsinkit, qendra e të Drejtave të Njeriut dhe qendra e Rehabilitimit të Traumës dhe Torturës, i ka kërkuar Asamblesë që të marrë në shqyrtim këtë çështje në mbledhjen e ardhshme ose të krijojë një mbledhje të jashtëzakonshme.

RRETH 6000 TE PERNDJEKUR NGA REGJIMI KOMUNIST
AI raporton shifrat e shoqatës së ish të përndjekurve politik, sipas të cilave, janë 5.577 meshkuj dhe 450 gra të cilët janë ekzekutuar gjatë regjimit komunist, dhe dhjetëra mijëra të tjerë të burgosur ose të dërguar në kampet e internimit. "Ligji parashikon se ish të përndjekurit politik duhet të marrin kompensimin që është 14.3 euro për çdo ditë të kaluar në burg. "

AI: DUHET TE MARRIN DEMSHPERBLIM TE PLOTE
“Ndërkohë që ish të burgosurit u liruan dhe u falën 20 vite më parë, ata nuk kanë marrë ndonjë formë tjetër dëmshpërblimi nga qeveria. Amnesty International konsiderohen se ata duhet të marrin dëmshpërblim të plotë duke përfshirë kthimin, rehabilitimin, kënaqësinë dhe garancitë e mospërsëritjes,” mbyll deklaratën e saj Amnesty International .
JA PUBLIKIMI I PLOTE I AMNESTY INTERNATIONAL

(Gre.M/sg/Shqiptarja.com)