TIRANE- Në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut mazhoranca e opozita miratuan në parim pr/ligji për dhënien e amnistisë të burgosurve me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë.
Gjatë mbledhjes Drejtoresha e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë sqaroi se nga kjo nismë pritet të përfitojnë rreth 3 mijë të dënuar për vepra te ndryshme penale. Marsida Xhaferllari sqaroi se amnistia eshte e ndarë ne 3 kategori, falje te denimit, ulje te tij dhe perjashtim nga ndjekja penale.
Pavarësisht votës pro në parim, deputetët e opozitës kanë shprehur shqetësim për disa prej neneve të projektligjit.
Gjatë pyetjes së deputetëve të opozitës përfaqesuesit e Ministrise se drejtesise kane pranuar se kriminaliteti ne vend po vjen duke u rritur.
Duke u ndalur tek çështja e zgjedhjeve, deputeti socialist Armando Subashi kërkoi që të përjashtohen nga amnistia personat që janë dënuar për vepra penale në cënim të proceseve zgjedhore.
Sipas Këshillit të Ministrave, qëllimi i projektligjit është dhënia e amnistisë, të gjithë personave të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, për vepra penale me rrezikshmëri shoqërore të ulët apo për kategori të caktuara të personave të dënuar. Kjo është iniciativë e Ministrisë së Drejtësisë.
Sipas këtij projektligji, përzgjedhja e kategorisë së personave që përfitojnë amnisti është bërë duke u bazuar në kritere të veçanta duke filluar që nga mosha, koha e mbetur e dënimit, lloji i dënimit, dhe mosha se kur një person është dënuar.
Amnistia parashikohet te aplikohet për të dënuarit në momentin qe merr miratimin ne parlamenti. Kjo është propozuar të ndodhë para datës 28 nëntor që përkon me 100 vjetorin e pavaresisë.
Shumë të burgosur janë kundër kësaj aministie duke e cilësuar selektive. Ata madje zhvilluan dhe greva urie në qeli.
(Redaksia online)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com