Amnistia fiskale, Ahmetaj: Përjashtohen personat me të shkuar kriminale, si edhe subjektet e OFL

Zv.kryeminsitri Arben Ahmetaj bëri të qartë se të dënuarit për vepra penale si krimi apo korrupsioni nuk do të amnistohen. Në fajlën e tij, Ahmetaj u shpreh se amnistia është shumë e rëndësishme për shkak të situatës ekonomike në të cilën ndodhet vendit. Ai theksoi se paratë e deklaruara nuk mund të transferohen jashtë për 5 vite.

"Tërmeti i 2019, goditi mbi 7% të PBB, dëmi mund të shkojë edhe 9%. Dëme që duhen riparuar. Është pandemia, ka goditur të gjithë vendet e globit. Shqipëria e ka përballuar me sukses por goditjet ekonomike kanë qenë të ndjera me gjithë paketa injektuese. E treta është invazioni rus në Ukrainë dhe kriza ekonomike me treguesin më të prekshëm që është inflacioni dhe në kategori të ndryshme të popullsisë është më i lartë. Ky kontekst ekonomik prek buxhetin. Amnistia është instrument i jashtëzakonshëm, shumë i rrallë dhe tenton të garantojë likujditete e domosdoshme. Është hera e parë që propozohet legalizimi i kapitalit. Nuk bëhet fjalë. Amastia penale nuk do të thotë që dikush që ka qenë i dënuar për vepra penale amnistohet. 

Te kategoritë e përjashtuarado ta kuptoni që personat e dënuar janë të përjashtuar nga deklarimi vullnetar. Ecim me logjikën juridike të prezumimit të pafajësisë. Unë nuk dua të marr kohën tuaj me atë që kemi bërë. Përpjekjet tona për formalizimin janë shumë të rëndësishme dhe prekshme. Ata që e kanë ndjekur përpjekjen e qeverisë ndër vite të ardhurat ishin 24%, sot janë 28% e prodhimit të brendshëm. Është një kërcim shumë i rëndësishëm. 4% janë gati 600 e kusur milion dollar.

 E rëndësishme për të thënë është qëllimi i amnistisë siç u referuam. Rishikimi i pasqyrimit financiar. Afron ashtu si rëndomtë në amnistitë fiskale ruajtjen e sekretit dhe mosfillimin e procedimit penal ndaj subjekteve përfituese. Deklarimi vullnetar është koncepti shtyllë mes qytetarëve dhe shtetit. Në rastin konkret tatimi i posaçëm. Përjashtohen zyrtarët e lartë, të mesëm të sotëm dhe të dikurshëm, politikanët dhe familjarët e tyre.

Fjalët që qarkullojnë për ta kontamimuar si koncept, amnistia fokusohet te qytetarë. Përjashtohen individët e skeduar globalisht me rekorde kriminale dhe subjektet e OFL të verifikuar dhe pa verifikuar. Pasuritë e amnistuara nuk mund të transferohen jashtë vendit për 5 vite. Si e theksova të gjithë zyrtarët dhe funksionarët e lartë. Pasuritë e deklarueshme që është  shumë e rëndësishme. Tatimi i posaçëm është 7% në 4 muajt e parë.. Kjo ka të bëjë me urgjencën që kemi ne si qeveri dhe ekonomia sa më parë për të parë atë pjesë që e i takon buxhetit për shkak të merakut që ka kryeministri për të parë të materializuar pasurinë për shkak të valës së invazionit rus.

2 mln euro nuk është kufiri vetëm për individin por për të gjithë certifikatën familjarë. Paratë nuk mund të tërhiqen deri në zbatimin e ligjit. Kamatvonesat për deklarimin e pasurisë falen nëse kryhet regjistrimi. Afati i zbatimit është 9 muaj", tha Ahmetaj.


Lajmi kryesor:

Amnistia Fiskale, Rama: Kush kritikon e ka bërë më parë në vendin e vet, s’na bëjnë dot budallenj! Ne do e miratojmë


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja