TIRANË- Për kryeministrin Edi Rama, të gjitha kritikat që të huajt kanë bërë për projektligjin e amnistisë fiskale nuk janë të sinqerta, sepse sipas tij këto vende kanë bërë të njëjtën gjë në kohë të ndryshme. Këtë qëndrim Rama e bëri nga konsultimi publik që zhvilloi për amnistinë me grupet e bizneseve, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e ambasadave më të rëndësishme në vend.

Rama i ftoi që t’i sjellin ligjet që ata kanë miratuar për amnistinë në vendet e tyre, dhe ‘u dha fjalën’ që do ta ndryshojë ligjin nëse ata i kanë pasur me kushte më të ashpra. Por, pas këtij ‘premtimi’, kreu i qeverisë nuk kurseu as ironitë teksa tha se është i bindur që nuk do të na ndihmojnë dot, pasi në vendet e tyre e kanë pasur ligjin më demokratik sesa projektligji që qeveria ynë ka hartuar.

"Të gjithë partnerëve iu them, nëse ju i keni më të shtrënguar i bëjmë si ju. Askush nuk i ka më të shtrënguara si ky që është si Shqipërisë, amnisti penale dhe fiskale flas. Sillni ju dhe ne do i fusin në ligj pa kushte. I keni shumë demokratike amastitë dhe s’do na ndihmoni dot për t’i shtrënguar”, tha Rama.

Mungesë respekti për sovranitetin e vendit, e ka quajtur Rama qëndrimin e Dhomës Amerikane të Tregtisë, sipas së cilës amnistia fiskale rrezikon pastrimin e parave të krimit.  

“Të çohet Dhoma e Tregtisë me flamuj të vendeve partnere dhe të bëjnë flet rrufe për këtë iniciativë të qeverisë kjo është vetëm mungesë respekti për sovranitetin dinjitetin dhe të drejtën e shqiptarëve për të pasur ambiciet e saj. Institucionet financiare mund të kenë kundërshtimet e tyre, të luftës kundër krimit, patjetër, po dhoma tregtie”, vijoi Rama.

Një replikë pati edhe me zv.ambasadorin e BE-së në vendin tonë, Alexs Hupin, i cili i kërkoi Ramës që paratë e shqiptarëve që jetojnë në BE të duhet fillimisht të vërtetohet që janë të ligjshme dhe më pas të futen në Shqipëri. Kryeministri i tha se janë të gatshëm të punojnë sëbashku, por nuk duhet t’i thonë mos guxoni ta bëni amnistinë fiskale.

Pas gjithë këtyre kritikave, Rama e bëri të qartë që projektligji për amnistinë fiskale do të miratohet, duke theksuar se të gjithë shqiptarëve që kanë punuar me djersën e ballin në këto 30 vite do t’ua formalizojnë paratë dhe të gjithë të kenë mundësi që të blejnë shtëpi në atdheun e tyre.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj sqaroi se është ngritur një njësi speciale e cila për pesë ditë do të fusin në ‘filtër’ të gjithë personat që do të duan të depozitojnë paratë ose kursimet e tyre.

I gjithë procesi i amnistisë është elektronik, duke garantuar transparencë se nuk do të ketë ndërhyrje të njerëzve të tjerë. Qeveria do të shfrytëzojë muajt korrik e gusht për konsultime publike për të gjetur konsensusin e biznesit, shoqërisë por edhe politik në kushtet ku për të kaluar në Kuvend, amnistisë fiskale i duhen 84 vota.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:28
Çfarë është amnistia fiskale dhe penale? Sa zgjat dhe cilat kategori mund të përfitojnë

 

Çfarë është amnistia fiskale dhe penale?

Amnistia fiskale dhe penale është nisëm ligjore e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për të falur të gjitha gjobat, kamatëvonesat e pasurisë që deklarohet, nëse kryhet regjistrimi i pasurisë së disponuar në 30-vjeçarin e fundit, të kryera deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit.  Personave që aplikojnë për amnisti fiskale u ruhet anonimati dhe nuk i fillojnë procedurat e ndjekjes penale.

Për sa zgjat amnistia fiskale?

Qeveria parashikon në draftin e saj që amnistia fiskale të zgjasë 9 muaj.

Cilat kategori mund të përfitojnë nga amnistia?

Nga amnistia fiskale dhe penale përfitojnë të gjithë emigrantët shqiptarë, bizneset dhe të huajt që janë rezidentë dhe tatim-pagues në Shqipëri

Cilat kategori përjashtohen nga përfitimi i amnistisë?

Amnistia përjashton 34 kategori, zyrtarë të lartë, të mesëm, të sotëm dhe të dikurshëm dhe familjarët e tyre, (gjyqtarë, policë, nëpunës, guvernatorë, pjesëtarë bordesh, etj), politikanët dhe familjarët e tyre, individë të skeduar me rekorde kriminale të dënuar dhe në hetim (në Shqipëri dhe në Evropë), subjektet e ligjit anti-mafia, subjektet e OFL të verifikuar dhe të pa verifikuar dhe personat që janë pjesë e listës si financues të terrorizmit, por edhe familjarët e tyre.

Sa është shuma që mund të vetëdeklarohet?

Sipas draftit të qeverisë, mund të vetëdeklarohet deri në 2 milionë euro pasuri e luajtshme dhe e paluajtshme, para cash dhe sende me vlerë.  Kufiri i deklarimit nuk individual, por familjar, që do të thotë se vetëm një person në familje mund të deklarojë deri në 2 mln euro.

Si bëhet verifikimi i personave që duan të përfitojnë?

Një njësi speciale në drejtorinë e tatimeve në ndërveprim online me institucionet shtetërore që kanë të dhëna për të interesuarit kryen verifikimet dhe jep një certifikatë me të cilën mund të shkohet në bankë për të deklaruar pasuritë.

Sa taksa paguan një person që vetëdeklaron pasurinë?

Nëse vetëdeklarimi i pasurisë bëhet në 4 mujorin e parë të hyrjes në fuqi të ligjit, paguhet 7% tatim dhe 10% për 5 mujorin e dytë.

Kur mund të tërhiqen pasuritë e vetëdeklaruara?

Pasuritë e deklaruara nuk mund të tërhiqen cash deri në momentin e zbatimit të ligjit.

A mund të transferohen jashtë vendit pasuritë?

Pasuritë e vetëdeklaruara nuk mund të tranferohen jashtë vendit për një periudhë 5-vjeçare nga momenti i depozitimit.

Po nëse personi që deklaron pasurinë i rezultojnë probleme?

Amnistia përfundon në momentin që i interesuari dorëzon para, dhe gjatë vetëdeklarimit zbulohet se ai nuk përmbush kriteret, nga ky moment paratë sekuestrohen.

Pse qeveria po e risjell tani amnistinë fiskale, kur u tërhoq nga kjo nismë 3 vite më parë?

Sipas qeverisë, tashmë është ngritur infrastruktura mbrojtëse për të shmangur hapësirat e pastrimit të parave të krimit, pasi është ngritur tashmë struktura ligjore kundër pastrimit të parave, janë ngritur strukturat e reja të drejtësisë, është ngritur procesi i fiskalizimit dhe prej 1 majit Shqipëria ka kaluar në shërbimet online përmes e-Albania.

Sa vota kërkon amnistia fiskale?

Pas konsultimeve publike që qeveria ka çelur përgjatë muajve korrik-gusht, drafti do të kalojë në komisione parlamentare dhe më tej në Kuvendin e Shqipërisë, ku kërkon miratim me 84 vota.

Skeda e amnistisë fiskale

Nëse pas konsultimeve publike të qeverisë, Kuvendi i Shqipërisë e miraton amnistinë fiskale ajo parashikohet të zbatohet për 9 muaj. Subjektet që përfitojnë janë emigrantët shqiptarë, bizneset, të huajt që janë rezidentë në vendin tonë dhe paguajnë tatime, dhe vlera maksimale që mund të deklarojnë është 2 milionë euro. Kufiri nuk është individual, por familjar, pra vetëm një person në familje mund të deklarojë 2 milionë euro.

Një njësi speciale do të ngrihet në Drejtorinë e tatimeve, dhe për 5ditë do të vë në filtër personat që kërkojnë të vetëdeklarojnë pasuri të luajtshme e të paluajtshme, shuma parash dhe sende me vlerë në 30-vjeçarin e fundit. Verifikimi do të bëhet përmes një sistemi online në ndërveprim me të gjitha institucionet që kanë të dhëna për subjektin. Me një certifikatë nga tatimet, subjekti shkon në bankë të deklarojë pasuritë dhe është sërish sistemi i tatimeve që lëshon certifikatën finale të amnistisë.

Kush deklaron pasurinë në 4 mujorin e parë të hyrjes në fuqi të ligjit, do të paguajë 7% taksë për vlerën dhe 10 % për 5 mujorin e dytë. Për 5 vjet nga deklarimi, nuk mund t’i transferojë paratë në banka jashtë vendit dhe nuk mund të tërhiqen cash deri në momentin e zbatimit të ligjit.

Nga falja si fiskale dhe penale për pasuritë e padeklaruara ndër vite, përjashtohen zyrtarët e lartë, të mesëm të sotëm dhe të dikurshëm dhe familjarët e tyre, politikanët dhe familjarët e tyre, individët e skeduar me rekorde kriminale dhe  terroriste, korrupsion, pastrim parash, si dhe subjektet e OFL të verifikuar dhe pa verifikuar.  

Ora 13:53
Rama ia thotë në sy zv.ambasadorit të BE-së: Të gatshëm të punojnë me ju, por mos guxoni të na thoni mos e bëni amnistinë fiskale

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit për amnistinë fiskale ka replikuar me zv.amabasadorin e BE-së në vendin tonë, Alexs Hupin. Ky i fundit i tha Ramës se paratë e shqiptarëve që jetojnë në BE duhet fillimisht të vërtetohet që janë të ligjshme dhe më pas të futen në Shqipëri.

Kryeministri i tha se janë të gatshëm të punojnë, por nuk duhet t’i thonë mos guxoni ta bëni amnistinë fiskale.

Alexs Hupin: Ne e mirëpresim këtë konsultim, kemi ndarë me shërbimet tuaja komentet tona pjesë që janë publike. Do lexoj disa pika. Akt balancues, akti i vështirë që do sigurojë të ardhura parashikueshmëri dhe besueshmëri që të jetë në vendin e duhur. Ju folët për faktin që edhe shqiptarët që janë në BE të kualifikohen për këtë amnisti, janë tatim pagues edhe të shteteve tona është shumë e rëndësishme që të sigurohet ligjshmëri e këtyre sigurimeve para se të futen në Shqipëri. Presim me padurim që të punojmë me ju sesi të vëmë mekanizmat e  duhur të kontrollit për rezidentët shqiptarë që qëndrojnë në BE. Në shumë vende amnistia fiskale është batuar si e tillë, por kryesisht për të ardhurat që lidhen me fiskalitetin. Duket se s’do kemi shumë kohë gjatë gushtit, do flasim ditët në vijim. Presim me padurim.  

Edi Rama: Ajo çfarë ju thatë është muzikë për veshët tanë. Kjo është gjithçka çfarë kemi kërkuar, për tu ulur dhe bërë realitet në mënyrën më të mirë. Jo që të thuhet pa filluar ende jo nuk duhet ta bëni. Jeni shumë të ndërlikuar, jeni një vend i dyshimtë. Kjo është e papranueshme. Për pjesën tjetër jemi të hapur të ulemi me ekspertët më të mirë. BE është plot me ekspertë s’do keni probleme të na gjeni për të na ndihmuar. Është një draft ndryshe nga ai që kishim vite më parë. Kemi trajtuar pika të ndryshme që janë ngritur nga BE dhe të tjerët në takime informale. Nuk po kërkojmë mbështetje nga ju të tjerë dhe jo më nga manivali. Ju kurrë nuk do të thoni bëjnë se kjo është e shkëlqyer për tu bërë, po kërkojmë vetëm respekt dhe për atë mundësinë e dyshimit, siç tha edhe miku ynë britanik. Zbatimi do të tregojë sesa të aftë jemi për të bërë saktësisht atë çka është shkruar në ligj. E meritojmë të na jepet mundësia dhe fakti është që jemi në shtëpinë tonë, jeni të mirëpritur si askund tjetër. Nuk kemi sekrete, ku nuk kemi axhenda që janë ndryshe nga partnerët tonë atlantikë.

Ajo çfarë ju ngrittë është paksa me shumë uckël, është mënyra e përsosur e be për ti bërë gjërat me uckël. Si? Do t’iu them që ata sjellin para këtu. Ka ins financiare që nuk janë banka që e bëjnë të mundur që deri në 10 mijë uro ti dërgosh dhe mos ti thuash askujt asgjë. Mund ta bësh shumë herë. Më duhet t’iu them që ka diçka që quhet kriptomonedhë, mund ti këmbejnë paratë me kriptomonedha të vijnë me një USB në aeroport dhe ti kenë paratë në telefon dhe çfarë të bësh pastaj, të punojmë sëbaSHku për të gjetur rrugën më të mirë. Ne punojmë ju na monitoroni, kjo është mirë kjo jo, por mos guxoni të na thoni mos e bëni kjo nuk është e mirë.

Ora 13:15
Rama: Dhomat e tregtisë shesin toka, por bëjnë letër ndryshe për shtetin shqiptar e tjetër për blerësin

 

Kryeministri Edi Rama thotë se Dhomat e Tregtisë në vendin tonë shesin toka dhe bëjnë letër tjetër për shtetin dhe tjetër për blerësin.

“Sa pasuri të deklaruar ka Shqipëria sot në aspektin e pasurisë së patundshme? Kemi bërë rivlerësim të pasurisë dhe prapë nuk i kemi shkuar deri në fund. Janë 1 miliard dollarë që kanë dalë në sipërfaqe nga e drejta e rivlerësimit të një kontrate të bërë për të marrë një apartament apo shitur një tokë. Ka Kryetarë të Dhomave Tregtisë që shesin toka. Janë në të drejtën e tyre të mos keqkuptojë askush, por tjetër i shesin dhe tjetër i shkruajnë tokat, dhe janë kundër amnistisë normal, ky është thelbi.

Unë e kam në parim. Nuk kam asgjë me asnjë dhomë. Kam respekt për të gjitha dhomat dhe të gjitha kuzhinat. Nuk mund të ketë dhomë tregtie reale që përfaqëson interesat e sipërmarrjes që të thotë jemi kundër amnistisë. Kjo nuk është dhomë tregtie pastaj.. Mënyra si e ngrini ju çështjen është debat. Janë argumente. Ligji i amnistisë fiskale është i vështirë, nuk është i thjeshtë. Por në fund fare thelbi është kundërshtimi apriori është i papranueshëm. Çdo kundërshti debatohet. Jo për shkak të anëtarëve të nderuar të dhomës suaj por për shkak të një sistemi që funksionon prej 30 vitesh dhe nuk ka bërë asnjëherë formalizim të parasë. Hyri në jetën e shqiptarëve si një e drejtë konkurrence. Edhe anëtarët e dhomës do kenë çfarë të përfitojnë nga amnistia. Është sistemi. Nuk është problemi i kompanisë. Kryetarë dhomash tregtie kanë prona, shesin toka. Bëjnë tjetër letër për shtetin, tjetër letër për blerësin. Pse duhet të vihen në këtë pozitë kur kanë flamuj të shteteve të mëdha. Për këtë duhet amnistia që edhe ata të çlirohen nga barrat e të kaluarës. Ne nuk kemi bërë asgjë. Mekanizmi është klasik”, tha Rama.

Ora 13:04
Ironia e Ramës: Të huajt të na e sjellin një propozim ‘diktatorial’ për amnistinë, por dyshoj! Të tyret i kanë shumë ‘demokratike’

 

Kryeministri Edi Ram ndalur sërish në kritikat për të huajt të cilët kanë kundërshtuar amnistinë fiskale, i ftoi ata që t’i sjellin shembujt që kanë bërë në vendin e tyre. Rama tha se nëse i kanë më të shtrënguar do ta ndryshojnë ligjin direkt, pa asnjë lloj kushti.

Kreu i qeverisë bëri edhe një ironi, duke thënë se nuk beson se do të na ndihmojnë gjithsesi, pasi i kanë amnistitë shumë demokratike.

“Të gjithë partnerëve iu them, nëse ju i keni më të shtrënguar i bëjmë si ju. Askush nuk i ka më të shtrënguara si ky që është i s Shqipërisë, amnisti penale dhe fiskale flas. Sillni ju dhe ne do i fusin në ligj pa kushte. I keni shumë demokratike amastitë dhe s’do na ndihmoni dot për t’i shtrënguar”, tha Rama.

Ora 12:51
Rama për amnistinë fiskale: Duhet parë si trampolinë! Kriminelët janë armiq të përbashkët

 

Kryeministri Edi Rama tha se duhet ta cilësojmë amnistinë si trampolinë. Sipas tij, ka njerëz që e meritojnë pasi kanë punuar shumë.

'Është tamam si Holanda pas luftës dhe në këtë sens amnistia duhet parë si trampolinë.  I kemi parë proceset. Ne nuk e kemi formalizuar paranë dhe çdo para është e dyshuar. Si mund ta dyshojmë ne, në emër të kujt? Dhe pse në disa vende bashkohen të gjithmonë, kur ka zgjedhje ka njerëz kriminel kur s;ka janë njerëz të mençur. Ka shqiptarë që janë me kriminale dhe janë armiq të përbashkët por ka dhe shumë e shumë shqiptarë sesa ata të cilët duhet të paguajnë prokurorët

Po përmend ballin që mos përmend pjesë të tjera, sepse kanë punuar shumë shqiptarët. Ky është minimumi jetik i respektit, ose maksimumi i mos respektit.'- tha Rama.  

Ora 12:29
'Nuk kanë faj ndërkombëtarët, se japim raportet BIO', Rama i ashpër me partnerët: Nuk na bëni dot për budallenj

 

Duke folur për amnistinë fiskale dhe rezerva që kjo amnisti ka marrë nga ndërkombëtarët Rama ka reaguar ashpër. Sipas tij nuk ndërkombëtarët nuk bëjnë dot njeri për budallenj.

'Nuk kanë faj partnerët dhe ne këtu shqiptarët nxijmë ua hedhim ne me këtë raporte. S'kanë faj ata se ua japim raportet BIO nga Shqipëria, po kjo është punë tjetër. Nuk kemi si ta bëjmë njëri tjetrin për budalla këtu. Jemi një vend që po e tregojmë sesa serioz jemi në marrëdhënie ndërkombëtare, kemi të meta e prapambetje, sigurisht. Po nga mendja jemi në rregull, nuk vëmë  njeri përpara kur vjen puna për respekt.'- tha Rama.

Ora 12:20
Amnistia Fiskale, Rama: Ç’punë ka Dhoma Amerikane e Tregtisë ta kundërshtojë, mungesë respekti! Më thoni një biznesmen që e kundërshton

 

Kryeministri Edi Rama ka komentuar qëndrimin e Dhomës Amerikane të tregtisë për amistinë fiskale.

“Argumente që na u dhanë ishin të vlefshëm prandaj e shtymë këtë proces edhe pse do e kishim shumë më të lehtë të merrnin votat në parlament në atë kohë. Ngrehina ligjore kundër pastrimit të parave nuk ishte e ngritur. Sot e kemi të ngritur të gjithën. E dyta strukturat e reja të drejtësisë nuk ishin të ngritura. Procesi i fiskalizimit nuk ishte i ngritur, sot është i ngritur. Të çohet Dhoma e Tregtisë me flamuj të vendeve partnere dhe të bëjnë flet rrufe për këtë iniciativë të qeverisë kjo është vetëm mungesë respekti për sovranitetin dinjitetin dhe të drejtën e shqiptarëve për të pasur ambiciet e saj. Institucionet financiare mund të kenë kundërshtimet e tyre, të luftës kundër krimit, patjetër, po dhoma tregtie. Ma nxirrni një biznesmen në Shqipëri që të thotë nuk duhet amnistia”, tha Rama.

Sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë, ky projektligj nuk ofron garancinë e mjaftueshme që individët me të precedent penal apo veprimtari kriminale të përjashtohen nga kjo amnisti. Miratimi i këtij legjislacioni, do të ndikonte në klimën e bizneseve të ndershëm dhe investimeve duke krijuar një konkurrencë të padrejtë", tha Rama. 

Ora 12:14
Amnistia fiskale, Rama: Është bërë edhe nga vendet që sot na bëjnë 'moral'

 

Kryeminsitri Edi rama tha se amistia fiskale është bërë edhe nga vendet e tjera që po i bëjnë 'moral' Shqipërisë për këtë projektligj. 

'Kemi ndjekur me shumë vëmendje kritikat kundër amnistisë. Për këtë arsye unë kam ftuar bashkë me mua zv sek e këshillit të ministrave e cila është në të njëjtën kohë edhe juriste për të bërë një paraqitje të shkurtë r të këtyre kritikave më thelbësore dhe të versionit tonë në raport me këto kritika. Unë dua të them ca gjëra që mbase nuk u prekën. Dua t'iu kujtoj të gjithave së pari ju dhe ndërkombëtarëve

Bota është në luftë, Shqipëria është pjesë e kësaj lufte dhe ndryshe nga shumë vende të tjerë, Shqipëria i ka marrë një vendim, me një kosto shumë të lartë, një kosto e cila nëse lufta zgjat përtej një limiti të caktuar, do të bëhet i papërballueshëm. Kjo faturë e cila po i afrohet 500 euro për megavat para 50 që ishte para luftës, të mos reflektohet në faturën e energjisë dhe familje e dhe të biznesit të vogël. Nga dalin këto para?

Ndërkohë që ne jemi të vetëdijshëm që paketa jonë e parë për më të prekurit nga inflacioni nuk e ka zgjidhur të gjithë hallin, por halli vazhdon. ideja e amnistisë është ide e vjetër dh asnjëherë nuk është materializuar. Shqipëria aso kohe kur ka qenë në praktikë amnistia s'ka qenë në kushte t e duhura nga ana strukturore. Ne nuk e kemi menduar sot e kemi menduar që ditën e parë 9 vjet të shkuara. Por se kemi propozuar sepse e dinim që nuk i kishte ardhur koha siç nuk i kishte ardhur koha kanabisi mjekësor. E bëmë pasi na ra një gjëme e madhe në kokë siç ishte tërmeti.

Të vish në Shqipëri e të thuash se amnistia nuk është e pranueshme kjo është një mungesë respekti, partnerëve dhe miqve u them: respekti reciproke është A -ja e punës sime në funksion të republikës së Shqipërisë. Me respekt mund të bëhet çdo kundërshti dhe ide. '- tha Rama.

Ora 11:51
Ministri i Drejtësisë: Ja katër arsyet për Shqipëria është gati për amnistinë fiskale

 

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka dhënë katër arsye përse vendi ynë është gati për këtë amnisti fiskale.

Reforma në drejtësi ka krijuar mekanizmat e duhur ligjorë për të pasur një amnisti të plotë fiskale. Ka një kuadër të plotë ligjor penal dhe administrativ për të parandaluar pastrimin e parave.

E dyta do listoja faktin që kem duhur administratore dhe tatimore për monitoruar si duhet këtë proces. Mjafton t’iu sjell si shembull procesin e fiskalizimit.

Për shkak të digjitalizimit kemi një ndërveprim të institucioneve të të gjithë data base shtetërore dhe jemi në gjendje ta monitorojmë këtë proces.

Do të bashkëqeverisim me qytetarët dhe Këshillimi Kombëtar nuk ishte një proces konspirativ, një proces që më pas ta kthejmë në nismë ligjore. 66% e shqiptarëve iu përgjigjën pozitivisht. Unë e shoh si shenjë të përgjegjësisë sonë të qeverisjes”, tha Manja.

Ora 11:32
Amnistia fiskale, Ahmetaj: Përjashtohen personat me të shkuar kriminale, si edhe subjektet e OFL

Zv.kryeminsitri Arben Ahmetaj bëri të qartë se të dënuarit për vepra penale si krimi apo korrupsioni nuk do të amnistohen. Në fajlën e tij, Ahmetaj u shpreh se amnistia është shumë e rëndësishme për shkak të situatës ekonomike në të cilën ndodhet vendit. Ai theksoi se paratë e deklaruara nuk mund të transferohen jashtë për 5 vite.

"Tërmeti i 2019, goditi mbi 7% të PBB, dëmi mund të shkojë edhe 9%. Dëme që duhen riparuar. Është pandemia, ka goditur të gjithë vendet e globit. Shqipëria e ka përballuar me sukses por goditjet ekonomike kanë qenë të ndjera me gjithë paketa injektuese. E treta është invazioni rus në Ukrainë dhe kriza ekonomike me treguesin më të prekshëm që është inflacioni dhe në kategori të ndryshme të popullsisë është më i lartë. Ky kontekst ekonomik prek buxhetin. Amnistia është instrument i jashtëzakonshëm, shumë i rrallë dhe tenton të garantojë likujditete e domosdoshme. Është hera e parë që propozohet legalizimi i kapitalit. Nuk bëhet fjalë. Amastia penale nuk do të thotë që dikush që ka qenë i dënuar për vepra penale amnistohet. 

Te kategoritë e përjashtuarado ta kuptoni që personat e dënuar janë të përjashtuar nga deklarimi vullnetar. Ecim me logjikën juridike të prezumimit të pafajësisë. Unë nuk dua të marr kohën tuaj me atë që kemi bërë. Përpjekjet tona për formalizimin janë shumë të rëndësishme dhe prekshme. Ata që e kanë ndjekur përpjekjen e qeverisë ndër vite të ardhurat ishin 24%, sot janë 28% e prodhimit të brendshëm. Është një kërcim shumë i rëndësishëm. 4% janë gati 600 e kusur milion dollar.

 E rëndësishme për të thënë është qëllimi i amnistisë siç u referuam. Rishikimi i pasqyrimit financiar. Afron ashtu si rëndomtë në amnistitë fiskale ruajtjen e sekretit dhe mosfillimin e procedimit penal ndaj subjekteve përfituese. Deklarimi vullnetar është koncepti shtyllë mes qytetarëve dhe shtetit. Në rastin konkret tatimi i posaçëm. Përjashtohen zyrtarët e lartë, të mesëm të sotëm dhe të dikurshëm, politikanët dhe familjarët e tyre.

Fjalët që qarkullojnë për ta kontamimuar si koncept, amnistia fokusohet te qytetarë. Përjashtohen individët e skeduar globalisht me rekorde kriminale dhe subjektet e OFL të verifikuar dhe pa verifikuar. Pasuritë e amnistuara nuk mund të transferohen jashtë vendit për 5 vite. Si e theksova të gjithë zyrtarët dhe funksionarët e lartë. Pasuritë e deklarueshme që është  shumë e rëndësishme. Tatimi i posaçëm është 7% në 4 muajt e parë.. Kjo ka të bëjë me urgjencën që kemi ne si qeveri dhe ekonomia sa më parë për të parë atë pjesë që e i takon buxhetit për shkak të merakut që ka kryeministri për të parë të materializuar pasurinë për shkak të valës së invazionit rus.

2 mln euro nuk është kufiri vetëm për individin por për të gjithë certifikatën familjarë. Paratë nuk mund të tërhiqen deri në zbatimin e ligjit. Kamatvonesat për deklarimin e pasurisë falen nëse kryhet regjistrimi. Afati i zbatimit është 9 muaj", tha Ahmetaj.

Ora 11:21
Amnistia fiskale, Ministrja e Financave: Do ketë afat 9 mujor! Qëllimi të parandalojmë evazionin në të ardhmen

 

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka dhënë detaje nga projektligji për amnistinë fiskale. Ajo tha se do të ketë nëj afat mujor prej 9 muajsh.

"Afat 9 mujor. Në zbatim të këtij ligji do krijohet një njësi special të ndërveprojë aktivitetin e saj me të gjitha institucionet që kanë si objekti korrupsionin, krimin. Në një kohë prej 5 ditësh do analizojë të gjitha kërkesat nga subjekte apo tatimpagues, duke ndërvepruar me të gjitha institucionet që lidhen me luftën kundër krimit, korrupsionit dhe terrorizmit.

Të finalizohen të gjitha projekt që kemi të parashikuara. Kemi një historik ku prej 30 vitesh kemi pasur normë informaliteti të lartë, është e nevojshme të ngrihen struktura që të krijohet vit 0 ku të mos ketë më që këto para të qarkullojnë jashtë bankave. Nëpërmjet amistisë fiskale do bëjmë të mundur që paratë nga puna e padeklaruar, pasi të padeklaruara të krijuara në një historik 20 vjeçar të mund të legalizohen. Në situatën ekonomike në të cilën ndodhemi është e rëndësishme që ekonomia të marrë inpute", tha Ibrahimaj.