Amnistia fiskale, Denaj: Bizneset të pastrojnë bilancet e dyta, nuk do të lejojmë pastrimin e parave

Amnistia fiskale, Denaj: Bizneset të pastrojnë bilancet e dyta, nuk do të lejojmë pastrimin e parave

Ministrja e Financave Anila Denaj

Qeveria pritet që të miratojë projektligjin për amnistinë fiskale dhe penale. Një projektligj që synon të fus në sistemin bankar të gjithë pasurive të padeklaruara nga bizneset, emigrantët dhe individët e thjeshtë. Ministrja e Financave Anila Denaj thotë se synim është formalizimi i ekonomisë. Edhe pse u nis si amnisti vetëm për emigrantët mesa duke qëllimi madhor është tek bizneset me bilance të dyfishta. Ministrja shprehet se bizneset duke nisur nga viti zero do të kenë më shumë mundësi për të përfituar nga fondet e shtetit.

Amnistia fiskale nuk vjen si rezultat i pandemisë. Ka ardhur si një nevojë për të ftuar në radhë të parë bizneset të cilat ndër vite kanë krijuar një diferencë midis realitetit dhe pasqyrave financiare dhe sot krijon një ngërç edhe në avancimin e tyre ekonomik. Është një mundësi që e gjithë pjesa e biznesit ajo që e ka vendosur atë aset me punë të ndershme ta amnistojë për një 10-vjeçar të rëndësishëm për të ecur përpara dhe me financimin e duhur dhe me adresimin e nevojave për asete të reja. Ndërkohë kemi edhe individët që nuk mund të anashkaloheshin nga qasja për një amnisti fiskale dhe janë individ që kanë siguruar të ardhura edhe më herët qoftë nga emigracioni apo edhe të tjera, por ne kemi qenë kategoritë ndaj atyre që janë të përjashtuar dhe nuk përfitojnë dhe janë larguar nga ligjiSynimi i administratës fiskale është hartimi i instrumenteve që nëpërmjet sistemit do të gjurmojnë edhe pas këtij viti, pasi ky është thelbi i gjithë amnistisë, prandaj biznesi duhet ta konsiderojë këtë vitin zero”, thekson Denaj.

Ministrja po ashtu ka saktësuar faktin që do të ndiqet një qasje e kujdesshme për të shmangur pastrimin e parave. Pa përmendur metoda konkrete Denaj tha mjafton të respektohet ligji për parandalimin e pastrimit të parave.

Qasje zero për grupet që kanë një pjesë të konsiderueshme politike, apo edhe drejtues të lartë me 30 vitet e fundit por edhe ndaj qasjes për mundësinë që lejon amnistia për të luftuar më pak parandalimin e pastrimit të parave. Mendoj se me këtë bashkërendim forcash mes Ministrisë së Drejtësisë dhe të Financave jemi përpjekur që të largojmë grupe që nuk duhet të jenë pjesë e saj dhe të synojmë që amnistia të zbatojë ligjet që janë sot në fuqi për pastrimin e parave”, deklaroi ministrja.

Aktualisht ende nuk ka një shifër paraprake se sa është vlera financiare që pritet të futet në sistemin bankar.

 “Në çdo përpjekje për amnisti në vitet e kaluara, rezultatet kanë qenë minimaliste, pasi asnjëherë nuk janë shoqëruar me amnisti penale. Projektligji i hartuar përtej amnistisë fiskale, synon edhe amnistinë penale. Kalkulimi për të ardhurat është i vështirë për t’u realizuar. Kjo amnisti bëhet për bizneset dhe individët që do të sjellë për ta një përfitim të shtuar. Pjesa që është jashtë ekonomisë, jashtë sistemit financiar në fillim të vitit është artikuluar në vlerën e 2,4 mld eurove. Nuk mund ta them që gjithë pjesa e synuar është brenda, pasi kërkojmë të bëjmë një ndarje të thellë të burimeve jo të sigurta të ekonomisë. Ne synojmë atë pjesë të ekonomisë që është e pastër, që është vendosur me punë të ndershme. Prandaj nuk ka një ndarje dhe një synim i të ardhurave që do të amnistohen”, deklaron ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • majlinda: 03/08/2020 23:26

    kjo katunarja e kucit ka per ta bere naten dite per mireqenien e popullit tone,,,besojeni o njerez.edhe kur ecen ne rruge denaj ecen sikur ka ne kurriz nje barre me dru,,,...me tha nje miku im mos u kthe ne shqiperi sepse atje e kane marre vendin ne dore katunaret,,,paske pasur te drejte o mik,,,nuk paska gje me te keqe kur vendin e marrin ne dore katunaret dhe maloket....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë