Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi tha se qeveria ishte e vonuar në marrjen e masave pasi ato duheshin marrë që në shkurt. Në një lidhje skype me emisionin "5 pyetje nga Babaramo", Idrizi tha se opozita ka kërkuar vazhdimisht testime në masë për tre arsye kryesore, të mbrojtur personelin mjekësor, për të ruajtur sistemin e zinxhirit ushqimor dhe për të ruajtur efektivët e rendit. Sipas Idrizit është e pakonceptueshme se pse testimi nuk mund të bëhen edhe në privat
"Qeveria i mori masat me shumë vonese duke humbur tre javë të çmuara në muajin shkurt duke rritur dhe më shumë rrezikun. Në momentin që vendi ishte në karantinë të thellë duheshin testime për personelin mjekësor dhe të gjithë e dimë se sa shumë prej tyre u infektuan. Duhej testim për sistemin e zinxhirit të produkteve ushqimore dhe atyre që tregtojnë produkte ushqimore dhe për të ruajtur punonjësit e rendit ", tha Idrizi.
Në lidhje me masat e hapjes graduale dhe lehtësimit të masave, Idrizit tha se "duhet të kryhen shumë testime në mënyrë që të kemi një kontrollim të virusit. Hapja do të ndodh pasi ekonomia duhet të eci, por testimet duhet të shtohen, nuk e kuptoj pse testimet nuk bëhen edhe në privat."
Për amnistinë fiskale e vendosur nga qeveria, Shpëtim Idrizi tha se nga këto nuk përftojnë emigrantët pasi ata nuk kanë me qindra e mijëra euro për të deklaruar, por fitojnë ata që janë marrë me korrupsion, trafik të lëndëve narkotike dhe ata që kanë përfituar në mënyrë të padrejtë.
"Përfituesit e vërtet të kësaj amnistie do të jenë ata që i kanë mbyllur paratë në parajsa fiskale dhe që kanë përfituar nga korrupsioni, lëndët narkotike dhe ata që kanabizuan Shqipërinë", tha Idrizi.
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.9%
-
Jo
51%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 9087
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Data e zgjedhjeve 2025/ Presidenti nis takimet me partitë! ‘Të vegjlit’ propozojnë 4 majin! Begaj: Hapi i parë i një procesi që duhet të jetë model
20 Nëntor 2024, 07:24
-
Parlamenti/ Tensione të tjera në sallë, Dogjani kërkon fjalën para Idrizit dhe bllokon foltoren, ndërhyn dhe Garda! Pritet votimi i buxhetit (VIDEO)
19 Nëntor 2024, 20:03
-
Kuvendi miraton deklaratën: Greqia të heqë ligjin e luftës me Shqipërinë! Idrizi: Mban gjendjen e luftës dhe sekuestron për pronat e shqiptarëve
18 Korrik 2024, 11:47
-
“Çështja “Çame” nuk është folklor”, Abaz Hado kritika ndaj Shpëtim Idrizit: Interesat e vogla gjithmonë të bëjnë të vogël
29 Qershor 2024, 14:05
-
80-vjetori i gjenocidit në Çamëri, Shpëtim Idrizi: Duam falje publike nga Greqia
23 Qershor 2024, 19:07
-
80-vjetori i gjenocidit grek te çamët përkujtohet në Kuvend! Idrizi: Dëshmitarët treguan masakrimin e kësaj popullsie
10 Qershor 2024, 21:48
-
Autoriteti i Dosjeve firmos marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën "Çamëria", ekspozohen 105 Dosje
31 Maj 2024, 19:04
-
‘Duhet ekip i ri opozitar për të mundur Ramën’, Idrizi ende i skeptik krah kujt do ‘rreshtohet’ për zgjedhjet parlamentare
24 Maj 2024, 18:23
-
‘Nëse luan ndokush mendsh’, Idrizi në Report Tv: Greqia në gjendje lufte me ne, çështjen e ligjit ta ngremë në NATO e BE! Rama vuri 'vijat e kuqe'
24 Maj 2024, 18:02
-
111-vjet nga masakra e Selanit, Idrizi: Ca shqiptarë nuk mendojnë si shqiptarë, bëhen me Athinën dhe Belerin për inat të dikujt
1 Prill 2024, 19:41
-
Reagimet e Greqisë për dënimin me 2 vite burg të Belerit, PDIU: Aspak e denjë që një shtet anëtar i BE-së të ndërhyjë në punët tona të brendshme
6 Mars 2024, 16:24
-
Bardhi takon Idrizin pasi PDIU votoi pro marrëveshjes me Italinë për emigrantët! Divorc me opozitën? Ja përgjigjja
22 Shkurt 2024, 11:16
O shpëtim xhahili po hik mor hajdut kur flet dhe ti për regull disiplin e demokraci o shpëtimi kaci pa bisht. Ti te doganat e bëre shosh o kodosh . E tani flet si e ëma Zeqos haj than e pirth o shpëtimi urith. Ti tradhtove çështjen çame për lek o shpētim karagjosi.
PërgjigjuI degjeneruar. Na turperove camerin. Ti sje cam.po je hajdut
PërgjigjuO shptim fënda o hajdut po ti shite çështjen Çame për lek o i pafytyr. Po çfar elektorati ke ti mor paçavure që bën si kok e madhe. Po faktikisht ti je koka e vogël e një bureci. Po të jesh ti kryeministër ti bën çudira o shpitim vërra që tu dogj e tërra.
Përgjigju