Amnistia fiskale/ Sinaj: Ma kërkuan edhe miqtë e mi në emigrim! Hoxha: S’ka shqiptar që punon në ndërtim me 2 mln euro! Po pastrohen paratë e drogave

TIRANË- Rritja e çmimeve ka sjellë debate mes të ftuarve në emisionin “Pa Protokoll” në Report Tv, me gazetaren Anduela Ndreu. Në vëmendje ka qenë edhe projektligji i amnistrisë fiskale, për të cilën deputeti socialist Vullnet Sinaj e ka cilësuar si pozitive.

“Kam pasur kërkesa nga miqtë e mi emigrantë që thonë kemi punuar në të zezë dhe duam të sjellim të ardhurat tona”, tha Sinaj.

Mirëpo kjo ka sjellë reagim të ashpër të deputetit demokrat Flamur Hoxha, sipas së cilit kjo nuk është bërë për emigrantët e thjeshtë, por për të pastruar paratë e drogës e krimit.

“Pse s’kemi familjarë tonë ne andej, nuk blenë dot një shtëpi, dhe kursejnë dhe ujin, nuk ka shqiptar që nga emigrimi normal të ketë 2 mln euro cash, është pastrim i parave të drogës, nuk bën 1 mln euro ai që bën në bujqësi. Jam kundër mënyrës që e argumentoi, ku në një vend si i yni rreth 46% e të ardhura shkojnë për bukë, pra në një vend si Shqipëria ku jemi të parët për korrupsion. Në një vend ku të gjithë duan të iki, ku qeverisja nuk e fut dorën te xhepi i vet”, tha Hoxha.

Një tjetër sektor ku është vënë re rritja e çmimeve janë edhe hidrokarburet. Ish- ministri i Ekonomisë, Florjan Mima tha se këtu ka abuzime, duke propozuar edhe heqje taksash.

“Çmimi i naftës duhet të ishte 190 lekë, por këtu ka raste abuzive, Shqipëria ka një takstë të përvitshme të regjistrimit të automjeteve, hiqe këtë te për litrin e karburantit dhe kjo punë zgjidhet, me qumështin që vjen nga Shqipëria, po falimentojnë bizneset shqiptare, duhet të qeveri patriote”, tha Mima.

Mirëpo nuk ka qenë i këtij mendimi deputeti i PS-së, Sinaj.

“Ekonomia është art jo vetëm llogari, dëgjoj që ngelën te heqja e taksave, po ku do vemi pa këto të ardhura , Ka një problem me investimet publike që kanë pasur një moment frenimi për shkak të rritjes së çmimeve të lëndës së parë dhe për këtë ka një akt normativ, se ndryshe do kishim ngelur pa investime publike”, tha ai.

Duke u ndalur te ky akt normativ, për ekspertin Klodian Muço, kjo është një nismë që duhet vlerësuar, por prioritet duhet të jenë qytetarët.

“Kjo rritje e çmimeve do vijojë deri në mesin 2023, në të tilla kushte duhet të kishim një indeksim të pagave, inflacioni në materiale është me 6-7%, lind pyetja mos duhet ndihmuar këta pensionistët këto shtresat në nevoja”, tha Muço.

Në fund një mesazh për qytetarë ka pasur Bardhi Sejdarasi.

“Duhen protesta për mirëqenie për protestat në nevojë, le të protestojnë njëherë shqiptarët për vete, jo për politikë’, përfundoi ai në Report Tv.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlonjati: 25/06/2022 09:38

    Ka te drejte zoti Flamur Hoxha.Edhe une jam emigrant,por te deklarosh se ka emigrante qe punojne gjoja ne te zeze dhe kane arritur te grumbullojne 2 milione euro eshte nje manover e paster per te pastruar parate e pista.Emigrantet ,me pune te ndershme ne te bardhe apo ne te zeze e shumta mund te blejne nje shtepi e te perballojne jeten e jo tu ngelen stok miliont.Zoti Sina,se te kemi dhe nga anet tona,nga e nxorre ate qe te paska thene emimgranti ty qe paska 2 e me shume miliona qe dashka ti legalizoje ne shqiperi? Na e tregoni dhe ne te tjereve kete metode magjike,Se me sa dime ne,ose do shesesh e tregetosh droge,ose do vjedhesh ose do vrasesh me pagese qe te te mbeten miliona.Dhe une qe po te shkruaj jam emigrant qysh nga viti 1993,punojme kater persona dhe e shumta kemi nga nje makine te perdorur,jemi me qira dhe perpiqemi te blejme nje shtepi.Te tjerat jane brockulla e justifikime per te justifikuar qellimin e vertete te kesaj "inisiative" te pastrimit te parave te atyre qe kane vjedhur,korruptuar e pse jo edhe vrare per te bere miliona e miliarda nen masken e "emigranteve" qe do dergojne ne shqiperi parate e marra borxh nga mafiozet me apo pa kollaro te bardha per ti rikthyer ato legalisht ne shqiperi.Te tille ka shume ne shqiperi,si ne opozite ashtu dhe qeverri.Si psh Mona me Ilirin qe vetem me rrogen e tyre cuditerisht blejne dhe vila,bejne dhe pallate,shkollojne dhe femijet ne Angli,paguajne dhe miliona e miliarda per lobime e per te porositur dhe vrasje etj etj.Por emigrante te vertete,qofte dhe me pune ne te zeze me miliona nuk besoj te kete!

    Përgjigju
  • Armeni: 25/06/2022 09:17

    Na mbushi mendjen Sinaj miqte e tij ne emigrim jane te interesuar.,u intereson juve grabitesave e pasurise se popullit ,do jete skandali me i madhe qe do behet keshtu ja vlen te ngrihesh ne protest popullore pa ngjyra partije, e sigurt qe berisha me grabiteqaret e tije nuk del se i intereson.

    Përgjigju
  • Emigranti: 25/06/2022 07:55

    Po ku ka emigrante qe me pune te ndershme krahu arrijne te mbledhin miliona euro dhe njekohesisht te paguajne qirane apo kestet bankare te shtepise, makinen, karburantin, dritat, gazin per ngrohje, ushqimin, etj. Edhe nqs paska emigrante me miliona euro te padeklaruara per sa veta behet fjale? Kjo behet per te pastruar parate e pista te ministrave, politikaneve te cilet do i pastrojne me anen e emigranteve ose duke u justifikuar qe punoi motra/vellai/nena ca vjet ne emigrim dhe fituan miliona euro. :)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po menaxhohet si duhet situata me zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

‘Putin mendoi se mund të na ndajë’, Biden nënshkruan protokollet e anëtarësimit në NATO për Finlandën dhe Suedinë

‘Putin mendoi se mund të na ndajë’, Biden nënshkruan protokollet e anëtarësimit në NATO për Finlandën dhe Suedinë