Ish-prokurori i dënuar për korrupsion, Haxhi Giu fiton lirinë falë ligjit për amnistinë ndaj të dënuarve. Por episodi që ka ndodhur me të është një ndër ngjarjet e paprecedenta që ka ndodhur ndonjëherë me historinë e lirimit të të burgosurve nga amnistia për të burgosurit. I ngjan fiks lojës,“ngriu-shkriu”.

cejaket nga shtëpia në burgun e Peqinit e rikthyen sërish në personazh kryesor Giun, që vitin e kaluar u bë i njohur nga videoja e arrestimit pas akuzave për korrupsion pasiv. Ligji për amnistinë liroi dje nga burgu 731 të dënuar për vepra të ndryshme penale. Mes emrave që spikatën ishte dhe Haxhi Giu, ish-prokuror i Krujës.

enjëherë sapo ish-prokurori ka marrë lajmin është larguar nga ambientet e burgut të Peqinit duke udhëtuar drejt banesës. Por pas 3 orë në liri, një telefonatë nga Drejtoria e Burgjeve i prish qetësinë.

Ata e lajmërojnë se duhet të rikthehet sepse ka ndodhur një keqkuptim në procedurat e lirimit.Giu pranon të rikthehet dhe administrata e burgut e mbajti në ambientet e saj teksa i mori në rishqyrtim dosjen. Sipas Drejtorisë së Burgjeve ende nuk ishte të qartë nëse ai përfitonte apo jo nga Amnistia. Rreth 2 orë nga shqyrtimi i procedurave, mësohet se Giu ka lënë përfundimisht burgun e Peqinit.

Lirohen 5 të dënuar për vrasje
Nga burgu i Sigurisë së Lartë të Peqinit kanë dalë dhe 5 të dënuar për vrasje, emra jo të panjohur të botës së krimit. Ata janë Mariglen Hoxhallari, Vladimir Shukle, Bledar Spahiu, Gentian Gërdhuqi dhe Gersi Sallufi, të gjithë të akuzuar për vrasje, që lidhen me hakmarrjen e konfliktet banale mes autorëve e viktimave të tyre. Mariglen Hoxhallari ka vrarë në 15 maj të 2008 kushëririn e parë, baba të 7 fëmijëve Genci Mejdani. Pas një sherri në një darkë familjare, Marigleni me vëllezërit e tij i kanë zënë pritë në rrugë dhe e kanë masakruar me thikë.

Ndërsa Gersi Sallufi nga Peqini ka vrarë armë me armë zjarri babain e 3 fëmijëve, Durim Sinani në rrugën nacionale Peqin-Elbasan pas një sherri për parakalimin në rrugë.I liruari tjetër Gentian Gërdhuqi nga Vlora është akuzuar për vrasje në 2007, për hakmarrje ndaj fisit Kerri të cilët në vitin 1999-të i kishin vrarë 3 pjesëtarë të fisit Gerdhuqi, miq të Zani Caushit.

Kush përfitoi dhe kush jo
Personat që përfitojnë nga amnistia janë të dënuarit me vendim gjyqësor të formës së prerë,me burgim deri në 2 vjet për dënime të dhëna deri në datën 31 dhjetor 2016, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi. Janë ata persona të cilëve deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji,u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet.

Përfituese do të jenë edhe femrat që në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 55 vjeç, ndërsa meshkujt e dënuar që do të përfitojnë nga amnistia janë ata të cilët në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 60 vjeç. Gjithashtu, personat që do të amnistohen do të jenë edhe ata persona të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të atyre që janë dënuar për vepra penale të rënda si, “Vrasja me dashje”, “Vrasja me paramendim”, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com