Rozeta Dobi, e dënuar për vjedhjen e më shumë se 500 mijë eurove nga banesa e ish-zyrtares së lartë Alda Klosi, është liruar këtë të mërkurë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale.
Emri i saj u bë i njohur në fillim të vitit 2023, kur u arrestua nën akuzën e vjedhjes së 120 mijë eurove, 30 mijë dollarëve amerikanë dhe sendeve me vlerë nga banesa ku punonte si pastruese prej disa vitesh.
Hetimet zbuluan një shumë edhe më të madhe parash. Gjatë kontrollit në banesën e Dobit, policia sekuestroi 404 mijë euro, 8 500 dollarë amerikanë dhe bizhuteri floriri të fshehura në tubin e aspirimit. Gjithashtu, u sekuestruan 58 150 euro, 7 mijë dollarë, 368 mijë lekë dhe tre automjete, dy prej të cilave dyshohej se ishin blerë me paratë e përfituara nga vjedhja.
Lajmi kryesor:
Amnistia ‘liron’ burgjet, 553 të dënuar lënë menjëherë qelinë! Lot, përqafime e shpresë: Sot nis jetë e re! Lë qelinë edhe Rozeta Dobi










