Amnistia për 100 vjet Pavarësi
lirohen 200 të burgosurit e parë

TIRANE – Lirohen 200 të burgosurit e parë të cilët përfitojnë nga amnistia me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Të liruarit janë nga burgjet e gjithë Shqipërisë. Amnistia hyn sot në fuqi, pas dekretimit nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

Propozimi për amnisti të burgosurve në 100-vjetorin e Pavarësisë u bë nga Ministria e Drejtësisë.

Në vijim do të bëhet edhe lirimi i të burgosurve të tjerë të cilët përfitojnë nga amnistia.

Përzgjedhja e kategorisë së personave që përfitojnë amnisti është bërë duke u bazuar në këto kritere:
Lloji dhe masa e dënimit - deri në dy vjet;
Koha e mbetur e dënimit – deri në 1 vit;
Mosha aktuale e personit të dënuar – 55 vjeç për gratë dhe 60 vjeç për burrat;
Mosha e personit të dënuar në kohën e kryerjes së veprës penale – nën 18 vjeç.

Nga aplikimi i amnistisë përfitojnë rreth: 290 persona që gjenden në sistemin e burgjeve; 928 të rritur dhe 452 të mitur që ndodhen nën mbikëqyrjen e Shërbimit të Provës dhe janë me masa alternative; 876 persona, të cilët deri në datë 31.08.2012 kanë qenë në hetim për veprat penale, për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim deri në dy vjet ose çdo lloj dënimi tjetër të lehtë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion