TIRANE- Projektligji përcakton edhe kategoritë e personave të dënuar dhe krimeve të kryera, të cilat nuk mund të përfitojnë nga amnistia. Ato janë të tilla që paraqesin rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe, për këtë qëllim, këta persona përjashtohen tërësisht nga përfitimi i amnistisë.
Konkretisht, nuk përfitojnë nga kjo amnisti personat e dënuar për krime kundër njerëzimit, krime kundër jetës, të kryera me dashje, dhe vrasje e mbetur në tentativë. Po kështu, vepra penale, të kryera me dashje, kundër shëndetit, apo krime seksuale dhe vepra penale kundër lirisë së personit dhe kundër moralit dhe dinjitetit.
Një kategori tjetër të dënuarish të përjashtuar nga përfitimi i amnistisë janë ata që kanë kryer vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes, vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike, vepra penale kundër mjedisit, krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues, krime që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera dhe vepra me qëllime terroriste. Po kështu, renditen më tej krime kundër autoritetit të shtetit, vepra penale kundër drejtësisë, që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, vepra penale të kryera nga banda të armatosura dhe organizata kriminale.
Nuk përfitojnë nga kjo amnisti personat e dënuar, që i janë shmangur ekzekutimit të dënimit të dhënë. Gjithashtu, personat që plotësojnë kriterin e moshës për amnisti, por kanë kryer krime të rënda, nuk do ta gëzojnë të drejtën si të tjerët.
Shkrimi u publikua sot (01.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com