Biznesit pritet t’i falet një pjesë e borxhit tatimor dhe doganor, vlerë e cila është parallogaritur në afro 400 milionë euro, ndërsa zbatimi do të jetë në dy etapa. Do të falen pa kusht të gjitha detyrimet për TVSH, ato për tatimfitimin, taksën vendore për biznesin e vogël apo detyrimet dhe dënimet administrative për periudhën tatimore 31.12.2011 e më parë.

Do të falen me kusht sipas Nenit 7 të draftit të përgatitur nga Ministria e Financave, detyrimet për TVSH­-në, ato për tatimfitimin për taksat vendore apo sigurime shoqërore dhe shëndetësore që i përkasin periudhës tatimore 1 janar 2012 deri më 31 dhjetor 2015.