FUSHE-KRUJE- Një nga vagonët e trenit të linjës hekurudhore Tiranë-Shkodër ka dalë nga shinat, duke rrezikuar seriozisht jetën e pasagjerëve.
Ngjarja ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në afërsi të fshtati Merqi të Fushë-Krujës, ku njëri nga tre vagonat e trenit ka dalë nga shinat, por nuk është shkëputur nga pjesa tjetër e trenit.
Mësohet se në momentin e daljes së vagonin nga shinat në tren ndodheshin rreth 80 udhetarë, ku 30 prej tyre ishin akomoduar pikërisht në vagonin që ka dalë nga shinat.
Asnjë nga pasagjerët nuk ka pësuar lëndime, ndërsa mësohet se treni është ndaluar në vend dhe pasagjerët janë në pritje të ardhjes së një treni tjetër për t’i transportuar për në Shkodër.
Shkak i aksidentit sipas burimeve është amortizimi i linjës hekurudhore, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur edhe dy makina policie që po hetojnë më shumë rreth shkaqeve të këtij aksidentoi.
Redaksia online
(eç/eb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com