Amsterdam – Schemidt fiton çmimin e parë në “World Press Photo 2018”
Fotografi i AFP-së, Ronaldo Schemidt fitoi çmimin për foton e vitit në ”World Press Photo 2018” për një imazh spektakolar të marrë gjatë përleshjeve në Karakas dhe që, për jurinë, simbolizon një vend që digjet.
Fotografia e shkrepur nga fotografi i AFP-së, Ronaldo Schemidt
Fotografi i AFP-së, Ronaldo Schemidt fitoi çmimin për foton e vitit në ”World Press Photo 2018” për një imazh spektakolar të marrë gjatë përleshjeve në Karakas dhe që, për jurinë, simbolizon një vend që digjet. Fotografia që mori këtë vlerësim, më i larti i çmimeve prestigjioze të ”World Press Photo”, u bë vitin e kaluar gjatë përplasjeve mes forcave të sigurisë dhe kundërshtarëve të presidentit venezuelian, Nicolas Maduro.
Anëtarët e jurisë theksuan se kishin zgjedhur këtë foto sepse ajo shkakton një emocion të menjëhershëm. Me vendndodhje në Meksikë, Ronaldo Schemidt ishte dërguar në Venezuelë, vendi i tij i origjinës, për të mbuluar trazirat në pranverë 2017. Më 3 maj, ai ka parë protestuesit të sulmojnë një motor të Gardës Kombëtare, serbatori i të cilit shpërtheu papritur në fytyrën e Jose Victor Salazar Balza, një manifestues 28 vjeç.
Kam ndjerë zjarrin prapa kurrizin tim dhe kam reaguar instiktivisht. Kam bërë foto pa e ditur se çfarë fotografoja. Vetëm pas disa sekondave kam kuptuar se ishte dikush që po digjej.
Foto e bërë tregon manifestuesin, i cili mban një maskë kundragaz, duke vrapuar dhe me trupin e mbuluar nga flakët. Manifestuesi pësoi djegie të rënda, por mbijetoi.
Për momentin, nuk kam menduar se do të fitoja çmim me këtë foto”, shton fotografi. “Isha vërtet i tronditur dhe nuk e kisha menduar kurrë se do të asistoja në diçka kaq të dhunshme.
Çmimi u dha dje gjatë një ceremonie në Amsterdam.
Fotoja e vitit duhet të tregojë një ngjarje. Ajo është një fotografi klasike, por ka një energji të momentit.
Presidentja e jurisë, Magdalena Herrera
Sipas saj, në imazhin e Ronaldo Schemidt ka ngjyra, lëvizje dhe është e kompozuar shumë mirë. Ajo ka forcë./ata/
Sondazhi i ditës:
Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?
-
E sportistëve
79.8%
-
E Komitetit Olimpik
10.9%
-
E qeverisë
9.3%
Vota total: 1332
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Merci Paris’, ceremonia e mbylljes së Lojërave Olimpike! Tom Cruise 'zbret nga qielli' për flamurin
12 Gusht, 09:05
-
Digjet prej 6 ditësh Mali i Thatë, bie intensiteti i flakëve! 70 forca po punojnë për shuarjen e zjarrit
12 Gusht, 08:56
-
Tiranë/ I vuri zjarrin tokës së kushëririt, policia kap në ndjekje 58-vjeçarin e dyshuar! I gjendet dhe çakmaku me të cilin ndezi flakët (Emri)
12 Gusht, 08:48
-
Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania drejtuar Iranit: Mos e sulmoni Izraelin
12 Gusht, 08:47
-
Paris 2024/ Mbyllen Lojërat Olimpike, SHBA i merr Kinës vendin e parë me fotofinish! Medaljet e fituara në Olimpiadë, për Shqipërinë historike
12 Gusht, 08:31
-
Familja nga Afrika e Jugut zgjedh Shqipërinë për të kaluar pushimet e verës: Na pëlqeu biodiversiteti dhe ushqimet
12 Gusht, 08:23
-
Panik para ceremonisë së mbylljes së Lojërave Olimpike, evakuohet kulla 'Eiffel'! ‘Spidermani’ bën ngjitje aventurë në piramidën e hekurit
12 Gusht, 08:23
-
'Kur mirditasit i kishin propozue me e përcjellë jashtë atdheut, për mos me ra në dorë të komunistëve, Imzot Gjini ishte përgjegjë…”/ Historia tragjike e Ipeshkvit të Shkodrës, që u pushkatua në 8 mars ‘48
12 Gusht, 07:50
-
Plaçkiste bizneset në Trieste, 34-vjeçari shqiptar dëbohet pas dënimit me burg dhe gjobë
12 Gusht, 07:37
-
Lufta/ Media: Irani gati për të sulmuar Izraelin! Do ta bëjë para të enjtes! Ushtria izraelite: Iu përgjigjëm raketave nga Libani
12 Gusht, 07:26
-
Hajdutët akrobatë grabisin të paktën 1 mln euro në shtëpinë e ish-gazetarit parlamentar të RAI-t në Romë
12 Gusht, 07:18
-
Ata që nuk e gjejnë dashurinë nuk besojnë mjaftueshëm në aftësitë e tyre... horoskopi për sot
12 Gusht, 07:02